Muzeu nuk e dinte, zbulohet kopja e vjedhur të pikturës më të shtrenjtë në histori - Business Magazine Albania

Muzeu nuk e dinte, zbulohet kopja e vjedhur të pikturës më të shtrenjtë në histori

Policia italiane gjeti një kopje 500-vjeçare të Salvator Mundi, piktura e Jezu Krishtit nga Leonardo da Vinçi, në një apartament në Napoli dhe më pas e ktheu në muze, ku askush nuk e kishte idenë se mungonte. Zyrtarët thanë të hënën vonë se ata kishin arrestuar pronarin 36-vjeçar të banesës nën dyshimin për marrjen e mallrave të vjedhura. Piktura u zbulua në dollapin e tij të dhomës së gjumit. “Piktura u zbulua falë një operacioni të gjerë e të shkëlqyeshëm të policisë,” tha prokurori i Napolit, Giovanni Melillo për mediat.

Piktura në vaj besohet të jetë nga artisti Giacomo Alibrandi dhe daton në fillim të viteve 1500. Ashtu si origjinalja, ajo përshkruan Jezu Krishtin me njërën dorë ngritur dhe me tjetrën duke mbajtur një rruzull kristali. Piktura është pjesë e koleksionit Doma Museum në kishën San Domenico Maggiore në Napoli.

Muzeu ka qenë i mbyllur për shkak të pandemisë dhe askush nuk e dinte se kishte humbur. Policia tani po heton se si është vjedhur pasi nuk kishte asnjë shenjë dyshuese. Nuk dihet ende se kur është vjedhur vepra e artit pasi askush nuk e kishte denoncuar për të humbur, por muzeu deklaroi se kishte verifikuar herën e fundit prezencën e saj janarin e shkuar. Policia tha se po heton rrethanat e vjedhjes pasi në muzeum nuk ka shenja thyerje. “Është e mundur që vjedhja të jetë porositur nga një organizatë që punon në kontrabandën ndërkombëtare”, shtoi Melillo.

Piktura e realizuar nga Alibrandi është një kopje e pikturës që në vitin 2017 u bë piktura e shitur më shtrenjtë në histori, me një vlerë prej 450.3 milionë dollarë. Në kohën kur e porositi Mbreti Louis XII i Francës, vepra e Leonardo da Vinçit kushtonte 60 dollarë. Salvator Mundi është quajtur “Grali i Shenjtë” i mjeshtërve të vjetër dhe s’do mend që është kaq e vlerësuar. Salvator Mundi nuk është parë në publik që nga blerja rekord nga princi arab, Bader bin Abdullah bin Mohammed bin Farhan al-Saud. Disa ekspertë dyshojnë për vërtetësinë e pikturës.

GUARDIAN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0