Mundësi të reja për Start up-et shqiptare, Aplikimet për Programin "Get in the Ring Albania". Fituesi shkon në “Ringun Global” - Business Magazine Albania

Mundësi të reja për Start up-et shqiptare, Aplikimet për Programin “Get in the Ring Albania”. Fituesi shkon në “Ringun Global”

Mundësi të reja për Start up-et shqiptare, Aplikimet për Programin "Get in the Ring Albania". Fituesi shkon në “Ringun Global”

Në përpjekje për të inkurajuar inovacionin dhe zhvillimin e bizneseve në Shqipëri, programi “Get in the Ring Albania” (pjesë e patentës Get in the Ring Global konkursit më të madh të start up-eve në nivel global), ka hapur aplikimet për kompanitë dhe start-up-et që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë rrugëtim. Ky program ofron një platformë të veçantë dhe të suksesshme, me qëllim mbështetjen e  kompanive të reja në gjetjen e investimeve, bashkëpunimeve dhe rritjes së tyre në treg jo vetëm në Shqipëri por edhe ekspozimin e tyre edhe në nivel global.

Aplikimet mbyllen më datë 23 maj 2024, ndërsa në vijim të mbylljes së aplikimeve do të organizohen dy ditë mentorim në datat 24 dhe 27 maj 2024 te TUMO dhe përzgjedhja e ideve dhe ekipeve më të mira që do të marrin pjesë në garën finale, e cila do të organizohet në datë 28 maj 2024 te Teatri Kombwtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Lexo edhe:Themeluesi i Buymeacoffee ka ndërtuar një aplikacion shënimesh zanore të fuqizuar nga AI

Për të gjithë ata që janë të interesuar hapat e aplikimit janë si më poshtë:

Regjistrimi i Informacionit Bazë:

Fillimisht, aplikantët duhet të plotësojnë një formular në linkun: https://getinthering.gribb.io/get-in-the-ring-albania/submit/903. Informacioni i nevojshëm përfshin:

– Emrin dhe Mbiemrin e aplikantit

– Emrin e Kompanisë (mund të zgjidhet përmes opsionit “Create your Company” në platformë)

– Detajet shtesë mbi aplikantin, përfshirë pozicionin në kompani

Informacioni mbi Kompaninë:

Pas regjistrimit të informacionit bazë, aplikantët duhet të ofrojnë një përshkrim të detajuar të kompanisë së tyre. Kjo përfshin:

– Informacion mbi kompaninë, përfshirë faqen zyrtare, vendndodhjen, datën e themelimit, dhe një përshkrim të shkurtër të veprimtarisë së tyre.

– Ekipin dhe eksperiencën e tyre

– Modelin e Biznesit

– Tregun dhe konkurrencën

– Teknologjitë që përdoret

– Situata financiare

– Arritjet dhe nevojat e ardhshme të kompanisë

Dokumentacioni Shtesë:

Aplikantët duhet të ngarkojnë dokumentacion shtesë, përfshirë një pitch desk dhe një video prezantim, me një kufizim maksimal prej 2 minutash për videon.

Pas plotësimit të të gjitha hapave të aplikimit, aplikantët do të marrin një faqe konfirmimi për të siguruar që të gjitha informacionet janë dorëzuar saktësisht dhe plotësisht.

Programi “Get in the Ring Albania” është një mundësi e shkëlqyer për start-up-et dhe kompanitë e reja të prezantojnë projektet e tyre para një juri të përbërë nga investitorë, ekspertë dhe biznesmenë të suksesshëm. Me hapjen e aplikimeve, programi do të sjellë përpara një valë të re të inovacionit dhe zhvillimit në tregun shqiptar. Ky program mbështetet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ambasada e Hollandës në Shqipëri, Agjencia e Start Up-eve, Qendra për Edukimin Teknologjik TUMO, si dhe nga sektori privat me partner zyrtar kompaninë multinacionale Titan Albania-Antea Cement ashtu si edhe sektori bankar gjithashtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0