Mundësi për punë praktike në Help Kosovo - Business Magazine Albania

Mundësi për punë praktike në Help Kosovo


Misionin në Republikën e Kosovës e filloi në kohën e pasluftës në vitin 2000. Pas disa viteve të ndërprerjes së aktiviteteve në Kosovë, në maj të vitit 2015, Help filloi me projektin “Mbështetja e stabilitetit socio-ekonomik, përmes fuqizimit të sektorit të mikrobizneseve në Kosovë.

“Aktualisht Help Kosovo është duke implementuar projektin” Mbështetje për stabilitetin socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2019-2020″.

Objektivi i përgjithshëm i programit është fuqizimi i grupeve të dobëta ekonomike dhe sociale si dhe mundësimi i përfshirjes sociale.

Kandidati duhet të ketë:

  • Diplomë universiteti në ekonomi, shkenca shoqërore, marrëdhënie publike ose fusha të tjera relevante
  • Shkathtësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale në gjuhën angleze
  • Gjuha serbe është e preferueshme
  • Një person i orientuar nga puna ekipore me qëndrim profesional dhe entuziast
  • Përdorues i MS Office- MS Access është avantazh.

 Help Kosovo ofron:

  • Praktikantët do të përfitojnë mundësi dhe eksperienca të të mësuarit.
  • Sistem të shkëlqyer mentorimi;
  • Zhvillim të aftësive profesionale dhe ndërpersonale që do të jenë të vlefshme gjatë gjithë karrierës
  • Letër referimi.

Për më shumë klikoni më poshtë:

Help Kosovo

Afati i fundit për të aplikuar:

30.04.2019

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0