Mbështetja në bujqësi ka pasur luhatjet e veta. Grantet janë vlerësuar të vogla dhe për më tepër kanë ndryshuar fokus ndër vite. Mes ullishteve, pemëve frutore, blektorisë dhe më tej edhe zrazavate.
Së fundi, një projekti i veccantë është lancuar për bujqësinë organike, dhe konkretisht për prodhimin e arroreve.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur tenderin për ‘Ngritjen e fermës organike me të mbjella arrorë në Bashkinë Kolonjë”.
Në faqen zyrtare të APP theksohet se fondi limit i këtij projekti është pak mbi 48 milionë Lekë. Afati i fundit i aplikimit në tender është 19-11-2021 Ora : 11:00.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto