Mrizi i Zanave, një histori frymëzuese që rikthen vlerat e ushqimeve lokale

Mrizi i Zanave, një histori frymëzuese që rikthen vlerat e ushqimeve lokale

Mrizi i Zanave

“Think Globally, Eat Locally”, janë fjalët që lexon në përparëset e të rinjve dhe të rejave, që punojnë tek Mrizi i Zanave. Ato nuk janë  vetëm të shkruara, por reflektohen në mënyrë të mrekulleshme nga sytë dhe zemrat e tyre. E duan me zemër punën që bëjnë.

Mrizi i Zanave

Ne tek BusinessMag e kemi shumë përzemër promovimin e Shqipërisë dhe produkteve lokale, prandaj në kuadër të konkursit “Hajde n’Shqipni”, një prej partnerëve tanë është Mrizi i Zanave, i cili në fokus të kuzhinës ka produktet e zonës.

Videoja, që do të marrë më shumë pëlqime, komente dhe shpërndarje në faqen e BusinessMag në Instagram, do të fitojë një natë për dy persona, në Mrizin e Zanave.

Pse duhet ta vizitoni Mrizin?

Mrizi i Zanave gjendet në Fishtë të Zadrimës, në qytetin e Lezhës. E sapo lexon Fishtën, të vjen në mendje At Gjergj Fishta dhe vepra e tij e papërsëritshme. Me gjithë vlerat historike, kulturore dhe bukuritë natyrore të Fishtës, pjesa më e madhe e banorëve e kanë braktisur atë, kryesisht për arsye ekonomike. Por e kundërta ka ndodhur me vëllezërit Prenga, të cilët kanë ndërtuar Mrizin e Zanave.

Mrizi i Zanave

Askush nuk e mendonte se pas 10 vjetëve të larguar nga Shqipëria, do vinte një moment që familja Prenga do të kthehej në Fishtë, por këtë herë ndryshe. Gjithcka filloi nga e para. Dy djem të rinj që donin të sillinin fymë europiane, por me bukë, kripë e zemër prej shqiptari. Njëri nga vëllezërit tregon se kur banorët e Fishtës e pyesin se cfarë ishin duke ndërtuar, ata e kishin të vështirë të përgjigjeshin për shkak të mentalitetit të zonës dhe ia kthenin: “Një stallë dhish.”

“Një stallë dhish”, që sot është kthyer në një histori suksesi dhe frymëzimi për të gjithë banorët e Zadrimës, Lezhës, Shqipërisë dhe më gjerë. Shumë prej jush e njohin Mrizin e Zanave dhe e duan për sepse ruan kulturën dhe kulinarinë shqiptare. Tanimë Mrizi i Zanave nuk i përket më vetëm familjes Prenga, por i përket edhe atyre që punojnë çdo ditë për të, edhe atyre që e vizitojnë dhe e duan Mrizin.

Mrizi i Zanave

Mrizi i Zanave angazhon rreth 400 familje të prodhojnë dhe të grumbullojnë produkte, të cilat shërbehen për vizitorët e Mrizit. Rreth 70 të rinj e të reja e bëjnë Mrizin të gumëzhijë nga energjia  e tyre dhe me po të njëjtën energji ata do t’ju presin bashkë me traditën vendase. Vera që shërbehet prodhohet atje, lëngu i thanës, vaji, bulmeti, pastërmaja, frutat, perimet etj. Të gjitha janë produkte bio të Shqipërisë, kryesisht të zonës së Lezhës.

Mrizi i Zanave

Ushqimi nuk është vetëm shije, është edhe kulturë, histori dhe emocion. E nëse ka një vend ku të gjitha këto janë të harmonizuara me njëra tjetrën, ai është Mrizi i Zanave. Gjithcka është një eksperiencë e jashtëzakonshme reale dhe e prekshme. Mund të shikosh nga afër jetesën e banorëve në zonat rurale, shkëlqimin në sytë e tyre, mund të njihesh me bimët dhe kafshët që rriten aty, mund të shijosh ushqimin natyral nga kuzhina e Mrizit dhe mund të kalosh një natë fantastike në Kullën e Arnume.

Mrizi i Zanave

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0