Motra e Kim Jong Un, në Olimpiadën Dimërore në Korenë e Jugut! - Business Magazine Albania

Motra e Kim Jong Un, në Olimpiadën Dimërore në Korenë e Jugut!


Raportohet se Korea e Veriut do të dërgojë Kim Yo Jong, motrën më të vogël të diktatorit Kim Jong Un, në Lojërat Olimpike Dimërore që do të zhvillohen në Korenë e Jugut.

Korea e Jugut është shprehur se do ta pranojë vizitën e saj dhe do t’i sigurojë një akomodim të përshtatshëm, sipas Wall Street Journal. Do të jetë hera e parë që të huajt takojnë një pjesëtar të familjes Kim.

Kim është një anëtare e familjes së fuqishme që udhëheq Korenë e Veriut dhe shërben si zëvendës drejtoreshë e Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Koresë dhe pjesë e byrosë politike. Kim punon mbi propagandën dhe ndihmon në mbajtjen lart të imazhit të vëllait të saj duke mbajtur gjithashtu edhe logjistikën e takimeve të tij, thonë raportet.

Për shkak të përfshirjes së Kim me regjimin dhe lidhjes së saj me raste të abuzimit të të drejtave të njeriut, ajo është sanksionuar në mënyre individuale nga Shtetet e Bashkuara dhe kjo mund t’i bëjë përgatitjet për lojërat një makth.

Por Ministri i Unifikimit të Koresë së Jugut, është shprehur se do të punojë me koreano veriorët për të zgjidhur problemet e ndalimit të udhëtimit e të tjera problematika të lidhura me këtë fushë dhe se mendon se përfaqësimi i Koresë së Veriut me një deleagate kaq të rëndësishme, e cila përfaqëson në këtë mënyrë dhe Partinë e Punës atje, është dicka me rëndësi.

SHBA do të dërgojë Zëvëndës Presidentin Mike Pence në lojëra dhe ky i fundit është betuar se do të ndalojë Korenë e Veriut nga sabotimi i mundshëm i evenimentit. Edhe pse nuk e ka të përfshirë zyrtarisht në axhendë, Pence është shprehur se është i gatshëm të flasë me delegacionin koreano verior.

Në përpjekje për të përmirësuar marrëdheniet midis 2 Koreve, Korea e Jugut ka lejuar rritjen e aksesit për koreano veriorët, por një delegacion i një niveli kaq të lartë rrezikon të bëjë një rritje kundrejt ndalimit të mallrave të luksit, ndaj Pjongyangut.

burimi: businessinsider.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0