“Motorin gjerman” nuk e ndal as inflacioni. Rritet prodhimi në “lokomotivën” e Europës - Business Magazine Albania

“Motorin gjerman” nuk e ndal as inflacioni. Rritet prodhimi në “lokomotivën” e Europës

Gjermania po i qëndron deri në fund etiketimit si “motori ekonomik i Europës”: As inflacioni, kriza energjike, vështirësitë nga lufta në Ukraine apo mungesa e lëndës së parë nuk i penguan dot sipërmarrjet gjermane që ta rrisnin prodhimin në shtator.

Industria, ndërtimi dhe furnizuesit e energjisë së bashku prodhuan 0.6 për qind më shumë se në muajin e kaluar, njoftoi  Zyra Federale e Statistikave, dhe kjo në kohën kur projeksionet parashikonin e shumta një  rritje prej vetëm 0.2 përqind. Sigurisht, ashtu si shumë të tjerë, as vendi i fuqishëm europian nuk ka imunitet ndaj krizës dhe ekspertët vazhdojnë të flasin për një recesion gjatë dimrit.

Lexo edhe: Nuk e ndal as kriza e çmimeve/ Industria gjermane rrit numrin e punonjësve për të tetin vit radhazi

Megjithatë, ai nuk do të jetë aq i ndjeshëm  sa gjatë krizës së koronavirusit për sa kohë që depozitat e gazit janë të mbushura mirë dhe furnizimet e bollshme e përjashtojnë nevojën për racionimin e gazit.

Këtë e tregon edhe një sondazh i institutit ifo në Mynih. Sipas këtij sondazhi, sipërmarrjet aktualisht shqetësohen shumë më pak për ekzistencën e tyre sesa gjatë fazës së rritjes së pandemisë. Sipas të dhënave të publikuara në fund të tetorit,ekzistencën e tyre e shohin sit ë kërcënuar 7.5% e sipërmarrjeve. Në qershor 2020, ato ishin 21.8%. “Përballë ngadalësimit të ndjeshëm ekonomik, sipërmarrjet po tregohen shumë të fuqishme”, ishte përfundimi i specialistëve. / Reuters 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0