Mos lejoni frikën dhe ankthin të shkatërrojnë financat tuaja! Këto strategji mund t’ju ndihmojnë - Business Magazine Albania

Mos lejoni frikën dhe ankthin të shkatërrojnë financat tuaja! Këto strategji mund t’ju ndihmojnë

financat

Ka disa arsye pse njerëzit mund të ndihen në ankth ose të stresuar. Pandemia e Covid-19 ishte një arsye kryesore për shumë njerëz. Pak më shumë se 40% e të rriturve në SHBA raportuan simptoma të ankthit ose çrregullimit depresiv gjatë pandemisë, sipas Fondacionit Kaiser Family.

Kur ka probleme me paratë, sigurisht që mund të ketë një ndikim në shëndetin tuaj mendor, sipas James, një anëtar i CNBC Invest In You Financial Wellness Council.

“Paratë lidhen me sigurinë dhe kur ka diçka të mundshme që mund të na heqë paratë, siç ishte pandemia e Covid, ajo na heq dhe sigurinë,” tha ai.

Merrni hapa për t’u përpjekur të ndiheni më të sigurtë, si rivlerësimi i planit tuaj të daljes në pension, zvogëlimi i shpenzimeve ose biseda me një këshilltar financiar. Merrni gjithashtu kohë për kujdesin ndaj vetes.

“Nëse jemi kaq të stresuar, kaq të mbingarkuar, kaq të lodhur ose gjendja jonë mendore nuk është në gjendjen më të mirë, ndonjëherë mund të marrim vendime të këqija financiare,” tha James.

Ai sugjeron të bëni një “pushim” përpara se të merrni ndonjë vendim, në mënyrë që të mendoni vërtet nëse është lëvizja e duhur.

“Sigurisht, është e vështirë të jesh plotësisht pa stres. Çelësi është të gjesh mënyra për të hequr stresin mes stresit. Merr frymë thellë. Bëj një shëtitje. Gjej njerëz me të cilët mund të flasësh, në mënyrë që të mund të mposhtës stresin”, këshillon James.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0