Mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja! Armela Murati, gruaja e parë pilote në vend - Business Magazine Albania

Mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja! Armela Murati, gruaja e parë pilote në vend

Armela Murati

Armela Murati është gruaja e parë pilote në vendin tonë. 25-vjeçarja është me origjinë nga Burreli. Ajo vendosi që pasionin për lartësinë, ta kthente në një profesion dhe mbi të gjitha, të mos heqë dorë nga ëndrra e saj.

Ditët e fundit ajo ka marrë vëmendjen e medias dhe në intervista të ndryshme ka theksuar se ndonëse donte të merrte një formim ushtarak, aplikimet nuk ishin të hapura kur përfundoi shkollën e mesme. Ndaj, nisi edukimin në një fushë tërësisht tjetër dhe sapo u hap mundësia e saj e studimit dhe ndjekjes së karrierës ushtarake, Armela u angazhua.

Lexo: 6 gra që kanë ndryshuar fytyrën e lidershipit në banka dhe financa

Sot ajo është pilotja e parë grua. Kryeministri Edi Rama ka ndarë foton e Muratit në një postim në ‘Facebook’, ku thekson faktin se 25-vjeçarja do futet në historinë e Shqipërisë si pilotja e parë grua. Më tej, ajo u përmend në Kuvend nga znj. Elisa Sporopali, si shembulli i gruas së guximshme.

Me arritjen e saj në moshë kaq të re, Armela na mëson se nuk duhet të heqim dorë nga ëndrrat tona. Nëse diçka duket e pamundur sot, edhe rrethanat do të jenë pro jush nëse vijoni të kërkoni të punoni për to.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0