Shpesh e hedhim pa u menduar dy herë, por lëkura e portokallit është një burim i pasur vlerash ushqyese. E mbushur me vitaminë C, fibra dhe përbërës bioaktivë, ajo mund të ofrojë disa përfitime të rëndësishme për organizmin.
Ndihmon në menaxhimin e peshës
Falë përmbajtjes së lartë të fibrave dhe numrit të ulët të kalorive, lëkura e portokallit mund të kontribuojë në kontrollin e oreksit. Fibrat rrisin ndjesinë e ngopjes dhe ndihmojnë në shmangien e konsumit të tepërt të ushqimit.
Përmirëson tretjen
Lëkura përmban pektinë dhe taninë, përbërës që mbështesin funksionin e sistemit tretës. Ato mund të ndihmojnë në parandalimin e kapsllëkut dhe në rregullimin e tranzitit intestinal.
Mbështet shëndetin e përgjithshëm
Studime të ndryshme sugjerojnë se përbërësit antioksidantë në lëkurën e portokallit mund të ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira dhe në mbrojtjen e qelizave. Disa kërkime e lidhin konsumimin e agrumeve me uljen e rrezikut të disa sëmundjeve kronike, përfshirë disa forma kanceri, falë rolit të tyre në eliminimin e toksinave dhe reduktimin e inflamacionit.
Përdorim natyral në kujdesin për lëkurën
Përveç konsumit, lëkura e portokallit mund të përdoret edhe në rutinën e bukurisë. E tharë dhe e grimcuar, ajo mund të kombinohet me vaj ulliri dhe sheqer kaf për të krijuar një scrub natyral për trupin. Ky përzierje ndihmon në largimin e qelizave të vdekura dhe e lë lëkurën më të butë dhe më të njëtrajtshme.
Para përdorimit për konsum, rekomandohet që portokajtë të lahen mirë për të larguar mbetjet e pesticideve. Një pjesë që zakonisht përfundon në kosh mund të kthehet lehtësisht në një aleat të vlefshëm për shëndetin dhe bukurinë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto