Mos e bëni trendin me AI, ka pasoja serioze për sigurinë tuaj... - Business Magazine Albania

Mos e bëni trendin me AI, ka pasoja serioze për sigurinë tuaj

Një ekspert i inteligjencës artificiale ka ngritur alarmin lidhur me fenomenin e fundit në rrjetet sociale, ku përdoruesit po shndërrojnë fotot personale në karikatura përmes platformave të IA-së. Sipas tij, ajo që në pamje të parë duket si një argëtim i padëmshëm, në thelb mund të ekspozojë të dhëna të ndjeshme dhe të krijojë rreziqe reale për privatësinë.

Mohamed Mohsen Ramadan, kreu i Njësisë së Inteligjencës Artificiale dhe Sigurisë Kibernetike në Qendrën Arabe për Kërkime dhe Studime, thekson se aplikacione të tilla nuk kufizohen vetëm në transformimin estetik të imazhit. Ato përdorin modele të avancuara të vizionit kompjuterik dhe të mësuarit të thellë, të afta të analizojnë tiparet e fytyrës, moshën, shprehjet, veshjet dhe madje edhe elementë të sfondit.

Lexo gjithashtu: Rusia bllokon WhatsApp, Instagram, YouTube dhe Facebook!

Sipas ekspertit, përpunimi i këtyre imazheve shpesh përfshin mbledhjen dhe analizimin e të dhënave biometrike, të cilat në rast të një rrjedhjeje apo sulmi kibernetik mund të ripërdoren për mashtrim, imitim identiteti apo edhe shantazh. Ai paralajmëron se çdo bazë të dhënash dixhitale mbetet potencialisht e cenueshme nga hakerimet, ndërsa rikuperimi i plotë i të dhënave të ekspozuara është pothuajse i pamundur.

Fenomeni është përhapur me shpejtësi, duke tërhequr mijëra përdorues që postojnë rezultatet e transformuara në profilet e tyre personale. Megjithatë, ekspertët e sigurisë këshillojnë kujdes të shtuar përpara se të ngarkohen foto personale në platforma të tilla, sidomos kur nuk dihet qartë se si ruhen, përpunohen apo ndahen të dhënat.

Në një kohë kur inteligjenca artificiale po integrohet gjithnjë e më shumë në jetën e përditshme, specialistët theksojnë rëndësinë e informimit dhe përdorimit të përgjegjshëm të teknologjisë. Argëtimi digjital mund të jetë tërheqës, por siguria personale mbetet prioritet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0