“Mos bli asgjë” po kthehet në mënyrë jetese! Trendi i ri po na shp... - Business Magazine Albania

“Mos bli asgjë” po kthehet në mënyrë jetese! Trendi i ri po na shpëton nga falimentimi personal

Inflacioni, tarifat tregtare dhe frika nga një recesion po përshkojnë çdo bisedë mbi ekonominë dhe ndërkohë një valë e re ndërgjegjësimi financiar po përhapet në mënyrë virale në rrjetet sociale: “No Buy”, “Low Buy” dhe “Slow Buy” janë kthyer në filozofi jetese për miliona konsumatorë që kërkojnë të mbijetojnë përballë një krize të mundshme ekonomike.

Lexo gjithashtu: Si të ndërtosh një plan marketingu për startup-in tënd pa shpenzuar?

Sipas një sondazhi të realizuar nga Intuit Credit Karma, 83% e amerikanëve shprehen të gatshëm të shkurtojnë shpenzimet jo-thelbësore në muajt e ardhshëm nëse situata financiare përkeqësohet. Ky numër rekord është një sinjal i qartë se pasiguria ekonomike po i shtyn njerëzit të mendojnë ndryshe për mënyrën se si shpenzojnë paratë e tyre.

Dhe kush është udhëheqësi i kësaj revolucioni të heshtur? TikTok-u. Hashtagët si #NoBuy2025, #SlowBuy, #LowBuy, dhe madje edhe #Underconsumption, kanë shpërthyer në platformë, sidomos mes të rinjve të gjeneratës Z, të cilët po shndërrojnë sfidat e kursimit në stil jetese. Qëllimi është i thjeshtë, por i fuqishëm, mos bli asgjë që nuk është e domosdoshme.

Nëse një blerje nuk është bukë, ujë, qira apo energji, ajo nuk duhet, të paktën jo menjëherë. Rregulla të reja si “rregulli i 48 orëve”, prit dy ditë përpara se të blesh diçka që nuk të nevojitet urgjentisht, po fitojnë popullaritet, duke ndihmuar konsumatorët të ndalin impulsin e “shpenzimeve të dëshpëruara”.

Sipas një tjetër raporti të H&R Block Spruce, 68% e të rinjve të brezit Z ndihen të ndikuar nga këto trende financiare në rrjetet sociale, duke i parë ato si burime të vërteta edukimi ekonomik.

Lexo gjithashtu: Si të nisësh një biznes me zero para? Ja çfarë të duhet në të vërtetë!

Por pse po ndodh kjo tani?

Ekspertët paralajmërojnë se tarifat e reja tregtare, të vendosura nga administrata e Presidentit Trump, do të sjellin rritje të menjëhershme të çmimeve. “Konsumatorët do të duhet të paguajnë më shumë dhe nuk ka rrugëdalje tjetër veçse të ulin konsumin, sidomos për sendet jo të domosdoshme,” tha Eugenio Aleman, kryeekonomist në Raymond James.

Ndërkohë, një sondazh i fundit nga Gallup tregoi se 53% e amerikanëve mendojnë se gjendja e tyre financiare po përkeqësohet, ndërsa 57% kanë frikë se nuk do të mund të mbajnë standardin e tyre të jetesës. Një tjetër raport nga Bankrate zbuloi se 43% e të rriturve thonë se paratë ndikojnë negativisht në shëndetin e tyre mendor.

Megjithatë, ka shpresë. Ekspertët këshillojnë që këto sfida të reja të kursimit mund të jenë një fillim i mirë, por theksojnë se planifikimi afatgjatë është çelësi i qëndrueshmërisë financiare. “Mos shiko çfarë bëjnë të tjerët me paratë e tyre,” thotë Daniel Milan nga Cornerstone Financial Services. “Ky është një rregull themelor për çdo familje.”

Në një epokë ku konsumizmi ka qenë mbret për dekada, ndoshta më në fund po hyjmë në një epokë të re të vetëdijes financiare dhe ajo fillon me një klikim më pak, një blerje më pak, dhe një llogari më të shëndoshë bankare.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0