Monedha dixhitale Bitcoin këmbehet me 774 dollarë duke arritur pikën më të lartë në tre vite - Business Magazine Albania

Monedha dixhitale Bitcoin këmbehet me 774 dollarë duke arritur pikën më të lartë në tre vite


Monedha dixhitale Bitcoin arriti sot nivelet më të larta që prej tre vitesh. Një Bitcoin këmbehej me 774 dollarë në bursën itBit të New York-ut, një rritje me 1% brenda ditës dhe është vlera më e lartë që prej Shkurtit të 2014-tës.

Bitcoin është një formë alternative e parasë, e cila mund të shfrytëzohet për blerjen në mbarë botën duke ruajtur plotësisht anonimitetin dhe pa nevojën e një banke qëndrore për të proceduar transaksionet. Këtë vit vlera e saj është rritur me 80%.

Kjo rritje mendohet të jetë nxitur nga heqja nga qarkullimi të 500 deri në 1,000 kartmonedhave me vlerë 256 miliardë dollarë pas spekulimeve se po përdoreshin për korrupsion.

Vlera e monedhës dixhitale Bitcoin ka qenë goxha e paqëndrueshme vitet e fundit. Në 2013-tën një Bitcoin kushtonte 1,100 dollarë dhe më pas ra në 150 dollarë në fillim të 2015-tës. Më pas erdhi një periudhë stabilizimi në 500 dollarë.

 

/PC-World

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0