Momentet kur ëmbëlsirat bëhen armik i trupit… - Business Magazine Albania

Momentet kur ëmbëlsirat bëhen armik i trupit…

Momentet kur ëmbëlsirat bëhen armik i trupit…

Nga këndvështrimi kimik, sheqernat janë thjesht molekula të thjeshta. Por nëse do të pyesnit një nutricionist, përgjigjja do të ishte shumë më komplekse. Sheqeri shkakton një sërë reaksionesh në organizëm: ai shndërrohet në energji për muskujt, ndihmon funksionimin e sinapseve, lidhjeve mes qelizave nervore, dhe luan rol të rëndësishëm në aktivitetin e trurit.

Në tru, ëmbëlsirat favorizojnë prodhimin e substancave që reduktojnë stresin dhe përmirësojnë humorin. Çokollata e zezë, për shembull, është e pasur me serotoninën, ndërsa qumështi përmban triptofan, dy elementë që kontribuojnë në stabilitetin emocional dhe ndjesinë e mirëqenies. Por, pavarësisht këtyre përfitimeve, ka momente të caktuara kur sheqeri duhet shmangur në mënyrë kategorike.

Pas një vakti të bollshëm ushqimi

Nëse keni konsumuar një pjatë me makarona, rizoto apo ushqime të pasura me karbohidrate, të shoqëruara edhe me fruta, nevoja e trupit për sheqer është tashmë e përmbushur. Çdo sasi shtesë edhe një ëmbëlsirë e vogël si një puding, ka shumë gjasa të depozitohet në formën e yndyrës, veçanërisht në zonat më problematike të trupit si barku dhe ijet.

Pas palestrës

Pas stërvitjes, oreksi zakonisht rritet, por zgjedhja e gabuar e ushqimit mund të zhbëjë përpjekjet tuaja. Edhe pse trupi kërkon energji, ajo që muskujt kanë më shumë nevojë janë proteinat, të cilat ndihmojnë në rikuperim dhe në eliminimin e acidit laktik. Një biftek i lehtë, vezë ose djathë pa yndyrë janë zgjedhje shumë më të mira sesa ushqimet me sheqer. Meqenëse pas aktivitetit fizik metabolizmi fillon të ulet gradualisht, konsumimi i sheqerit mund të çojë në grumbullim të panevojshëm kalorish.

Përpara gjumit

Pakoja me biskota para televizorit mund të duket joshëse, por është një nga zakonet më të dëmshme. Sheqeri rrit nivelin e insulinës dhe stimulon trurin, duke prishur cilësinë e gjumit. Për më tepër, gjatë natës metabolizmi është më i ngadaltë, çka do të thotë se sheqeri ka më shumë gjasa të shndërrohet në yndyrë. Nëse ndjeni uri para gjumit, një kos i thjeshtë ose një frut i vogël janë alternativa më të shëndetshme.

Sheqeri nuk është armik absolut, por konsumimi i tij kërkon kujdes dhe kohë të përshtatshme. Të dini kur ta përfshini dhe kur ta shmangni është çelësi për një metabolizëm të shëndetshëm, peshë të balancuar dhe mirëqenie afatgjatë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0