Modelja Winnie Harlow krijon kaos në Formula 1, çmimi i madh i Kanadasë

Modelja Winnie Harlow krijon kaos në Formula 1, çmimi i madh i Kanadasë


Fituesi i çmimit të madh të Kanadasë, Sebasstian Vettel, tha se ishte pak i frikësuar në fund të garës. Valëvitja e flamurit përpara përfundimit të garës mund të nxiste fansat e Formula 1 të futeshin në pistë.

Rezultati kështu u mor që në xhiron e 68 në vënd të asaj të 70. Winnie Harlow, modelja kanadeze, valëviti flamurin më herët nga sa duhej. Megjithatë, Vettel i konfuzuar, arriti t’a menaxhojë situatën.

Harlow tha se ajo “po ndiqte instruksionet”, dhe Vettel tha se ai komunikoi me radio me skuadrën për të konfirmuar se çfarë po ndodhte.

“Për fat të mirë ne kemi radio. Gjithashtu edhe në timon numëruesin e xhirove. Gjithashtu edhe një skuadër që na mbështet.” u shpreh Vettel. “Por pa ata, vështirë se mundesh t’ia dalësh.”

“Isha pak në siklet, sepse ndoshta fansat që kishin ardhur për të parë Formula 1 mund të futeshin në pistë. Kjo, në shenjë revolte. Gjithashtu pashë një nga ekranet në pistë, dhe pasi pashë Final Lap, kjo më konfuzoi. dhe i thashë skuadrë se gara ende ska mbaruar. Dhe ata ma konfirmuan se ajo ska mbaruar ende. Madje disa marshallë kishin filluar të festonin.”

Vendi i 8 Carlos Sainz Jr, u shpreh se u ngadalësua nga Kimi Raikkonen, pasi ai ishte ngadalësuar pas flamurit.

“Humba 4 ose 5 sekonda sepse Kimi pa flamurin, dhe uli shpejtësinë.” u shpreh Sainz. “Më pas ai e kuptoi që gjithçka ishte një aksident dhe vazhdoi të përshpejtonte. Edhe në kthesën e 2 dhe marshallët po valëvisnin flamurët. E dija që ata ishin gabim. Nuk e pashë flamurin në fakt sepse e dija në cilën xhiro ndodheshim.”

Rezultati kështu u deklarua në xhiron e 68. Xhiro më e shpejtë kështu shkoi për Max Verstappen, dhe jo për shokun e tij të skuadrës Daniel Ricciardo. Ky i fundit, bëri një xhiro më të shpejtë në xhiron e fundit.

https://www.youtube.com/watch?v=QV9UcJoeBJ4

Burimi: Autosport

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0