Modeli Nike+ i orëve Apple del në 28 Tetor - Business Magazine Albania

Modeli Nike+ i orëve Apple del në 28 Tetor


Ndërkohë që Apple Watch Series 2 ka qënë i disponueshëm që në mes të muajit Shtator, data e saktë e publikimit të orës Nike+ nuk ka qënë e vendosur, deri më tani.

Site-t franceze WatchGeneration dhe 9to5Mac vunë re se Apple ka publikuar datën 28 Tetor si ditën e publikimit të Nike+, serinë e 2 të orëve Apple.

Modeli Nike+ i orëve ka të njëjtat veçori si Seria e 2 e rregullt e orëve, por ka një karakteristikë, vjen në 4 ngjyra të kombinuara unike dhe ka “fytyrën” e Nike tek ora.

Kjo orë vjen me një aplikacion të quajtur Nike+ Run Club, e cila i jep vrapuesve motivim për të shkuar dhe për t’u stërvitur, si dhe mundësinë për t’u lidhur dhe konkurruar me miqtë tuaj. Aplikacioni është falas dhe mund të funksionojë më çdo version të orëve Apple.

modeli-nike-i-oreve-apple-del-ne-28-tetor-business-mag

Çmimi për këtë orë është i njëjti me atë standard, 369$ për variantin 38mm, 399$ për variantin 42mm – kështu që është një mundësi e mirë për ata që po kërkojnë për diçka sportive.

Burimi: Shkruar nga Stan Schroeder dhe publikuar në mashable.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0