Modeli më i ri i Samsung Galaxy Z Fold 6 lançohet sot? Çfarë dihet deri tani - Business Magazine Albania

Modeli më i ri i Samsung Galaxy Z Fold 6 lançohet sot? Çfarë dihet deri tani

Modeli më i ri i Samsung Galaxy Z Fold 6 lançohet sot? Çfarë dihet deri tani

Samsung Galaxy Z Fold 6 pritet të lançohet në publik në eventin e sotëm Samsung Galaxy Unpacked në Paris. Më poshtë mund të lexoni gjithçka dihet rreth telefonit të palosshëm më të ri nga Samsung deri më tani.

Lidhur me çmimin e Samsung Galaxy Z Fold 6, zëra të ndryshëm kanë thënë se pritet të kushtojë 100 dollarë më shumë se Samsung Galaxy Z Fold 5, për referencë, çmimi i Galaxy Z Fold 5 fillon nga 1,799,99 dollarë / 1,749 £ / 2,599 dollarë AU, kështu që ka të ngjarë që Z Fold 6 të kushtojë të paktën aq. Megjithatë, ekspert të tjerë të teknologjisë thonë se ekziston edhe një shans që Z Fold 6 të jetë më i lirë se versioni i mëparshëm, pasi Samsung thuhet se ka marrë në konsideratë përdorimin e një metode më të lirë për krijimin e kornizave në ekranin e saj të palosshëm.

Priten disa ndryshime dhe risi në dizajn dhe ekran për modelin më të ri Samsung Galaxy Z Fold 6. Samsung ka njoftuar më herët se ekipi i projektimit ka qëndruar relativisht besnik ndaj formës së modeleve paraardhëse të tij, sepse ata besonin se ai ofronte prakticitetin dhe kontrollin  më të mirë.

Bazuar qarkullimit të  parakohshëm të fotove të produktit nga informatori i njohur @evleaks, i cili më pas u pasua shpejt nga një tjetër nxjerrje informacioni nga një faqje australiane shitjesh me pakicë, është vënë re paraqitja e kamerës së pasme me tre lente dhe ekranin e kapakut pak më të gjerë në pjesën e përparme. Kamerat në Galaxy Z Fold 6 do të jenë të njëjta me ato në Z Fold 5. Ky është një pretendim i bërë nga burime të shumta, ku thonë se kamerat e pasme, kamera e përparme, dhe kamera nën ekran në Z Fold 6 do të jetë e njëjtë si në Z Fold 5. Për referencë, Samsung Galaxy Z Fold 5 ka një kamerë kryesore 50MP, një telefoto 10MP me zmadhim optik 3x dhe një kamerë ultra të gjerë 12MP, si dhe një kamerë 10MP në ekranin e kapakut dhe një kamerë 4MP nën ekran.  Megjithatë Samsung Galaxy Z Fold 6 pritet të ketë një kamerë nën ekran më të përmirësuar.

Variacioni i ngjyrave është i gjerë, mund ta bëni tuajin Galaxy Z Fold 6 në ngjyrën  gri të çelur ose argjend, në ngjyrë blu deti të errët dhe një rozë të lehtë. Ndërkoh që variacioni i ngjyrave të modelit paraardhës ishte në ngjyrë blu të akullt, të zezë, krem, gri dhe blu.

Lexo edhe: Big Tech: “Këta robotë të AI mund të zgjidhin mungesën globale të fuqisë punëtore”

Fotot e zbuluara të Galaxy Z Fold 6 nga @OnLeaks kanë treguar një dizajn të ngjashëm me Galaxy Z Fold 5, por me një pamje pak më të trashë. Pra nuk bëhet fjalë për një ndryshim të theksuar apo tjetërsues. Ekrani i kapakut do të jetë sërisht 6.2 inç, dhe nuk do të jetë më i madh siç ishte pretenduar më parë nga publiku. Ekrani kryesor është gjithashtu i pandryshuar në madhësinë e tij 7.6 inç 120 Hz. Pritet që Z Fold 6 të peshojë pak më pak se paraardhësi i tij. Z Fold 6 ka përmasa 153.5 x 68.1 x 12.1 mm kur paloset dhe 153.5 x 132.5 x 6.1 mm kur hapet, gjë që do ta bënte atë pak më të shkurtër dhe më të gjerë se Z Fold 5. Ai do të ketë një ekran dinamik 1856 x 2160 AMOLED 2X të palosshëm me një shpejtësi përditësimi të ndërfaqjeve 1-120 Hz. Ndërsa ekrani i kapakut pritet të jetë një ekran 6.3 inç 986 x 2,376, me një shpejtësi rifreskimi 120 Hz.

Burime të shumta tregojnë për një bateri 4,600 mAh (nga 4,400 mAh që kishte në Z Fold 5), megjithëse një burim tjetër e kundërshton këtë, duke pretenduar se Galaxy Z Fold 6 do të ketë sërish një bateri 4,400 mAh dhe karikim 25 W. Mirëpo edhe nëse kapaciteti i baterisë do të jetë i njëjtë, jetëgjatësia e baterisë mund të jetë pak më e mirë.  Ka patur një konsensus lidhur me të dhënat që priten për kapacitetin e Samsung Galaxy Fold, ai do të ofrojë 12 GB RAM dhe konfigurime ruajtjeje të memories prej 256 GB, 512 GB dhe 1 TB. Lidhur me software që do të ketë, priten risi lidhur me integrimin e inteligjencës artificiale dhe opsioneve që ajo do ti ofroj përdoruesve për përdorim të optimizuar të celularit.

Ndër të tjera këtë vit pritet që ekrani të jetë më i qëndrueshëm, pasi thuhet se përdor Corning Gorilla Armor, si Samsung Galaxy S24 Ultra. Gjasat janë që ekrani i kapakut të Galaxy Z Fold 6 do të përfshijë teknologji anti-reflektuese. Vetë Samsung ka thënë më herët se po punon për mbrojtjen nga pluhuri të telefonave të saj të palosshëm. Pra, kjo është një veçori që pritet me shumë besim se do të jetë pjesë e modelit më të fundit që Samsung do të lançoj.

Me gjithë ç’është pretenduar mund të themi se përmirësimet më të mëdha që do të shohim mund të lidhen me procesorin si dhe me softuerin ( pritet Android 15).

 

TechRadar

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0