Modeli 3 i Tesla ka qenë makina elektrike më e shitur në SHBA këtë vit - Business Magazine Albania

Modeli 3 i Tesla ka qenë makina elektrike më e shitur në SHBA këtë vit


InsideEV vlerësoi se Tesla shiti 67,650 makina të Modelit 3 në SHBA deri në Qershor. Tesla zuri 3 nga 5 vendet më të mira në mesin e automjeteve plotësisht elektrike, me dy vendet tjera që i takojnë Chevrolet Bolt EV dhe Nissan Leaf.

Vlerësimet bazohen në faktorë si numrat e identifikimit të automjeteve dhe të dhënat e shitjeve.

Dy nga automjetet elektrike të profilit më të lartë që janë prodhuar gjatë vitit të kaluar, Jaguar I-Pace dhe Audi e-tron, duket se po shiten në një numër relativisht të ulët në SHBA. Rreth 1.073 modele I-Pace dhe 1.835 e-trone u shitën në SHBA deri në Qershor, vlerësoi InsideEVs, ndonëse shitjet për e-tron filluan në prill.

Këto ishin pesë automjetet elektrike më të shitura në SHBA gjatë gjysmës së parë të këtij viti, sipas InsideEVs:

  • 1. Tesla Model 3: 67,650
  • 2. Tesla Model X: 9,000
  • 3. Chevrolet Bolt EV: 8,281
  • 4. Modeli Tesla S: 7,225
  • 5. Nissan Leaf: 6.008.

Tesla raportoi se ka gjeneruar shitje globale më mirë se sa pritej për tremujorin e dytë të këtij viti, me 95.200 automjete të shitura. Kjo tejkaloi rekordet e mëparshme tremujore të prodhimit të automjeteve elektrike prej 90,700 automjetesh, të vendosura gjatë tremujorit të katërt të vitit 2018 dhe përfaqësoi një rritje të madhe gjatë tremujorit të parë të këtij viti, kur Tesla shiti 63,000 automjete.

BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0