Nestle është brandi më i fundit që është kapur pas trendit natyral. Për këtë, ekipi i marketingut të kësaj kompanie ka listuar disa modelë dhe modele tërheqëse për ta reklamuar produktin e ri edhe më mirë. Pikërisht Nestle po shet një produkt të ri – kremin natyral që i hidhet kafesë për ti dhënë edhe më shumë shije.
Më 24 prill, Nestle mori drejtimin e Irving Farm Coffee Roasters, një kafene e vogël në lagjen trendi të Manhattan – Lower East Side. Nga koka tek këmbët, modelët janë të zhveshur por të pikturuar dhe ato kanë zëvendësuar drejtueset e zakonshme të dyqanit. Shumë prej vajzave dhe djemve lëvizin rreth dyqanit për të krijuar efekt me trupat e tyre “natyralë.”
Mes buzëqeshjeve të ndrojtura, të qeshurave të papërmbajturave dhe vështrimeve të habitura nga klientët, baristja merr porositë derisa njëri prej tyre pyet: “Çfarë është kjo?” duke treguar me gisht shishen e kremit natyral që derdhet në filxhanin e kafesë.
“Ne jemi një kafene e gjithë natyrale,” thotë një arkëtare e cila ka të pikturuar një përparëse në pjesën e përparme të trupit të saj. “Ashtu siç është kremi ynë.”
Nestle’s Natural Bliss All-Natural Coffee Creamer u lançua për herë të parë në 2011. Çdo shije përmban 5 përbërës përfshirë qumësht, krem, sheqer, kripë dhe aroma natyrale. Ajo nuk ka konservantë.
Codie Richards, menaxherja e marketingut të Nestle i tha AdWeek se brandi e di që “konsumatorët duan diçka natyrale në kremin e tyre.” Por a do të çojë videoja provokuese në shitje më të mëdha të produktit? Videoja, e titulluar “The Natural Bliss Cafe” është postuar në YouTube disa ditë më parë dhe ka marrë deri më tani më shumë se 120.000 shikime.
Një numër i tillë nuk është asgjë në krahasim me suksesin dixhital të modeles Charlotte McKinney në videon (Carl’s Jr. Charlotte McKinney All-Natural “Too Hot For TV” ) për hamburgerin natyral të shfaqur në ditët e Super Bowl. Por analistët e industrisë thanë se pavarësisht suksesit të videos, e klikuar nga miliona vetë, modelja me gjoks të madh nuk arriti të gjeneronte shitje më të mëdha për brandin e hamburgërve.
Ndosha Nestle do të ketë një përfundim të mirë.
Botuar nga Fox News
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto