Modele nudo për Nestle por jo pa arsye...(VIDEO) - Business Magazine Albania

Modele nudo për Nestle por jo pa arsye…(VIDEO)


Nestle është brandi më i fundit që është kapur pas trendit natyral. Për këtë, ekipi i marketingut të kësaj kompanie ka listuar disa modelë dhe modele tërheqëse për ta reklamuar produktin e ri edhe më mirë. Pikërisht Nestle po shet një produkt të ri – kremin natyral që i hidhet kafesë për ti dhënë edhe më shumë shije.
Më 24 prill, Nestle mori drejtimin e Irving Farm Coffee Roasters, një kafene e vogël në lagjen trendi të Manhattan – Lower East Side. Nga koka tek këmbët, modelët janë të zhveshur por të pikturuar dhe ato kanë zëvendësuar drejtueset e zakonshme të dyqanit. Shumë prej vajzave dhe djemve lëvizin rreth dyqanit për të krijuar efekt me trupat e tyre “natyralë.”

Mes buzëqeshjeve të ndrojtura, të qeshurave të papërmbajturave dhe vështrimeve të habitura nga klientët, baristja merr porositë derisa njëri prej tyre pyet: “Çfarë është kjo?” duke treguar me gisht shishen e kremit natyral që derdhet në filxhanin e kafesë.

“Ne jemi një kafene e gjithë natyrale,” thotë një arkëtare e cila ka të pikturuar një përparëse në pjesën e përparme të trupit të saj. “Ashtu siç është kremi ynë.”

Nestle’s Natural Bliss All-Natural Coffee Creamer u lançua për herë të parë në 2011. Çdo shije përmban 5 përbërës përfshirë qumësht, krem, sheqer, kripë dhe aroma natyrale. Ajo nuk ka konservantë.

Codie Richards, menaxherja e marketingut të Nestle i tha AdWeek se brandi e di që “konsumatorët duan diçka natyrale në kremin e tyre.” Por a do të çojë videoja provokuese në shitje më të mëdha të produktit? Videoja, e titulluar “The Natural Bliss Cafe” është postuar në YouTube disa ditë më parë dhe ka marrë deri më tani më shumë se 120.000 shikime.

Një numër i tillë nuk është asgjë në krahasim me suksesin dixhital të  modeles Charlotte McKinney në videon (Carl’s Jr. Charlotte McKinney All-Natural “Too Hot For TV” ) për hamburgerin natyral të shfaqur në ditët e Super Bowl. Por analistët e industrisë thanë se pavarësisht suksesit të videos, e klikuar nga miliona vetë, modelja me gjoks të madh nuk arriti të gjeneronte shitje më të mëdha për brandin e hamburgërve.

Ndosha Nestle do të ketë një përfundim të mirë.

Botuar nga Fox News 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mos ndiq pararatë, ndiq pasionin.”
— Tony Hsieh
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0