Mjeku specialist, David Heymann jep detaje për virusin Corona

Mjeku specialist, David Heymann jep detaje për virusin Corona


Business Mag sjell një intervistë nga Dr. David Heymann, i cili është specialist për sëmundjet infektive dhe jep mësim në London School of Hygiene dhe  Tropical Medicine. Dr.David ka folur rreth virusit Corona për TEDx.

Çfarë ndodh nëse infektoheni nga virusi Corona?

Virusi Corona është infeksion serioz dhe ka rrezik njësoj si sëmundjet e tjera të rënda. Nëse infektoheni nga virusi duhet të merrni menjëherë kujdes mjekësor, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij. Mos e neglizhoni kurrsesi.

Cila kategori njerëzish duhet të jetë më e shqetësuar për virusin Corona?

Të moshuarit mbi 70 vjeç kanë sistem imunitar të dobët, prandaj janë të parët që preken. Gjithashtu, banorët e vendeve në zhvillim janë më të ekspozuar ndaj rrezikut të virusit Corona. Në Kinë para disa vitesh ka qenë i përhapur një grip, i cili kishte bakterie shumë të fuqishme. Njerëzit që kanë qenë të prekur prej tij më herët, duhet të tregojnë kujdes të veçantë. Pjesa tjetër e popullsisë është më pak e ekspozuar.

Cilat situata mjekësore të mëparshme i vendosin njerëzit para rrezikut të lartë?

Virusi Corona është virus i ri, me të cilin njerëzimi nuk është përballur më parë. Njerëzit nuk kanë antitrupa mbrojtës ndaj tij ose sistemi imunitar i tyre mund të mos e përballojë situatën. Prandaj nuk mund t’a themi me siguri a ka ndonjë gjendje të mëparshme, e cila rrit rrezikun.

Ku mund të gjejmë informacione të përditësuar për virusin Corona?

Website i Center for Disease Control and Prevention shkruan të rejat e fundit nga virusi, Organizata Botërore e Shëndetit jep informacione për çdo detaj që shtohet, si edhe website apo faqe të tjera të dedikuara shëndetit. Ne jemi përgjegjës të kontribuojmë me informacion të saktë, në mënyrë që të parandalojmë përhapjen në nivele të larta.

A i jemi përgjigjur si duhet rrezikut që vjen nga aeroportet apo vendet ku njerëzit nisen për udhëtim?

Rreziku që vjen nga aeroportet apo stacionet e tjera prej nga njerëzit lëvizin nëpër botë, është i pashmangshëm. Por është e rëndësishme që të merren masa kontrolli, njerëzit të jenë të vetëdijshëm, nëse ndiejnë simptoma të virusit Corona duhet t’i shmangin udhëtimet.

Sa kohë do të nevojitet për të dalë vaksina?

Shkencëtarët, mjekët dhe specialistët po bëjnë kërkime intensive. Pasi të arrijnë në krijimin e disa vaksinave kandidate për të gjetur të duhurën, do të testohen tek kafshët e prekura me coronavirus. Testimi do të bëhet për të parë sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës. Pas kësaj, vaksina e duhur do të shpërndahet në masë tek njerëzit. Sipas të dhënave, vaksina do të dalë në fund të këtij viti, ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Cilat pyetje nuk kanë marrë ende përgjigje lidhur me virusin Corona?

Ne ende nuk e dimë sesa lehtë përhapet virusi tek njerëzit. Ne e dimë se ai përhapet tek zonat e mbyllura, por nuk kemi të dhëna për përhapjen që mund të bëhet në zonat e mëdha urbane.

Lexoni: TeleDoc Albania ofron konsulta falas për Coronavirus-in

Çfarë duhet përmirësuar në nivele globale?

Ne mendojmë sesi t’a parandalojmë virusin tek vendet në zhvillim. Nuk mendojmë aspak sesi t’i ndihmojmë këto vende të rrisin dhe përmirësojnë kapacitetet e tyre në shëndetin publik dhe reagimin ndaj infeksioneve.

Duhet të përhapim mekanizma teknikë në nivel global, për të ndihmuar vendet e varfra të përmirësojnë shërbimin shëndetësor dhe të jenë të përgatitura për situata të tjera të ngjashme. Ne nuk kemi investuar mjaftueshëm në këto vende.

A do të shohim shpërthime të tjera të kësaj natyre në të ardhmen?

Jemi 7 miliardë njerëz në botë, shumica të përqendruar në zona urbane. Pra, njerëzit kanë nevoja të përbashkëta për ushqim dhe veshmbathje në këto zona. Duke qenë se jemi një popullsi e konsiderueshme në numër, po rrisim gjithnjë e më shumë kafshë për të plotësuar nevojat tona të përditshme. Pra, njerëzit dhe kafshët janë shumë afër njëri-tjetrit. Kjo situatë e tillë bën që rreziku i shqetësimit të ekzistojë, por ne duhet të marrrim masa paraprake. Kjo duhet bërë që edhe në raste urgjente të kemi kapacitetin dhe teknikat e duhura për t’a përballuar dhe për t’a mbajtur nën kontroll situatën.

A jemi përballur me më të keqen, apo s’ka kaluar akoma?

Ne duhet të jemi të përgatitur për më të keqen. Jemi duke mësuar çdo ditë e më shumë sesi të mbrojmë veten dhe të tjerët ndaj rrezikut. Kjo përgatitje duhet të jetë e vazhdueshme.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0