Mjekët amerikanë po e trajtojnë një pacient me virusin Corona përmes një roboti

Mjekët amerikanë po e trajtojnë pacientin me virusin Corona përmes një roboti


Për të parandaluar përhapjen e virusit korona brenda dhe përtej spitalit, stafi në Qendrën Mjekësore Rajonale Providence në Everett, Washington është duke u mbështetur në një robot që mund të masë organet vitale të pacientit dhe të veprojë si një platformë për video-konferencë, sipas CNN.

Roboti është diçka më shumë se një platformë në rrota dhe me një ekran të integruar. Infermierët ende duhet të hyjnë në dhomë për të ripozicionuar aparatin e tij, megjithëse ka një stetoskop, si një mjek i vërtetë. Në të njëjtën kohë, teknologjia ilustron shkallën në të cilën zyrtarët mjekësorë po përpiqen të izolojnë rastet e virusit corona dhe të frenojnë një shpërthim potencialisht shkatërrues.

“Kjo është arsyeja pse ne kemi krijuar protokolle që do të na lejojnë t’i trajtojmë pacientët me sëmundje infektive në një mënyrë që t’i izolojmë ata pa përhapur virusin tek dikush tjetër”, tha George Diaz, shefi i sektorit të sëmundjes infektive të spitalit, për CNN.

Futurism

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0