Mjaft thatë "Jam shumë i zënë"!

Mjaft thatë “Jam shumë i zënë”!


Sa më shumë rritemi dhe ecim përpara në karrierën tonë, është e pashmangshme që të kemi orare të ngarkuara, më shumë takime, më shumë përgjegjësi familjare, shoqërore… dhe lista vazhdon. Ne vazhdimisht i themi njëri-tjetrit se sa të zënë jemi, sa pak kohë kemi gjatë ditës dhe edukojmë brezin e ri të shijojnë lirinë e tyre sa më shumë të munden.

E vërteta është, askush nga ne nuk është i zënë, dhe duhet të ndalojmë së thëni njëri-tjetrit se jemi “shumë të zënë”. Ne vetë e zgjedhim se çfarë do të bëjmë dhe me kë duam të takohemi gjatë ditës.

Kur u themi të tjerëve “jemi shumë të zënë”, ajo çfarë në të vërtet po themi është se ne po e shpenzojmë kohën duke bërë gjërat që nuk duam të bëjmë. Imagjinoni të gjitha mundësitë që kemi humbur vetëm sepse kemi thënë “jam shumë i zënë”. Duhet të heqim dorë nga mendimet që na thonë se kemi shumë pak kohë, dhe të fokusohemi te liria që duam të zgjedhim. Kur e bëjmë këtë ne identifikojmë gjërat që na pëlqejnë dhe bëjmë zgjedhje që na lejojnë ta menaxhojmë mirë kohën.

Ne identifikojmë qëllimin tonë.

Hiqeni nga fjalori, “Jam i zënë”. Mbingarkesa e axhendës ju bën që të humbsni shumë ngjarje të rëndësishme në jetën tuaj dhe njëkohësisht besimin te shumë persona që i refuzoni vazhdimisht me këtë fjali.

Lërini justifikimet, dhe do të kuptoni sa shumë kohë mund t’i dedikoni qëllimit tuaj, dhe mund të filloni të bëni ndryshime pozitive në shumë drejtime të jetës suaj. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni më të plotësuar dhe do të jeni më të sukesshëm në arritjen e qëllimeve tuaja.

Mjaft thatë “Jam shumë i zënë”, dhe filloni të bëni atë që doni me pasionin më të madh.

/LinkedIn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0