Miti i suksesit u thye: Zbulo çfarë fshihet pas Konventës së 9 - Business Magazine Albania

Miti i suksesit u thye: Zbulo çfarë fshihet pas Konventës së 9

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Shumë njerëz presin momentin perfekt për të vepruar. Presin rrethanat e duhura, kohën e duhur, mundësinë e duhur. Ndërkohë, të tjerët nuk presin – ata vendosin dhe veprojnë.

E vërteta është kjo: shumica nuk ngecin sepse nuk dinë çfarë të bëjnë. Ngecin sepse nuk veprojnë. Sepse e shtyjnë vendimin dhe zgjedhin komoditetin në vend të rritjes.

Pikërisht për këtë arsye ekziston kjo ditë.

Më 30 maj 2026, në Prishtinë, rikthehet Konventa Internacionale – “Suksesi është qëllimi yt” – një nga ngjarjet më të fuqishme për këdo që kërkon më shumë nga vetja dhe nga jeta profesionale.

Kjo nuk është një ngjarje motivuese si të tjerat. Nuk është vendi ku vjen, ndihesh mirë për disa orë dhe pastaj gjithçka vazhdon njësoj.
Kjo është një përballje direkte me realitetin tënd.

Në një ditë të vetme:
– mendësia jote sfidohet 
– justifikimet bien një nga një
– fiton qartësi për hapat që duhet të ndërmarrësh 

Në skenë do të jenë 8 trajnerë ndërkombëtarë  – njerëz që nuk ndajnë teori të bukura, por përvojë reale dhe strategji që funksionojnë.

Suksesi nuk është çështje fati. Është standard. Dhe ai standard vendoset nga vendimet që merr çdo ditë.

Mjaft pyete nëse ekziston mundësia. Mundësitë janë aty. 

Pyetja e vetme që ka mbetur është: A ke vendosur më në fund të dalësh dhe të marrësh atë që të takon?

Early Booking: 47€
Mos e konsidero thjesht si një biletë. Ky është investimi i parë strategjik në kapitalin tënd më të rëndësishëm: Veten tënde. Një çmim i vogël për një ndryshim të madh rrënjësor.

Vendet janë të limituara dhe zakonisht mbushen nga ata që nuk presin.

 Shiko eventin :
https://www.youtube.com/watch?v=1GUSI7uFIxQ&t=5s

Rezervo:
+383 49 893 888 | +383 49 893 693 | +383 48 687 777
sales@denisgafuri.com

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0