Misioni i Fondet Monetar Ndërkombëtar ka mbërritur në Shqipëri dhe po yhvillon takime me përfaqëesues të lartë të institucioneve financiare në vend. Gjatë takimit me Guvernatorin e Bankës Gent Sejko, përfaqësuesit e FMN-së diskutuan rreth ecurisë së sistemit bankar, ndikimin që ka dhënë politika e ndjekur nga BSH dhe pritshmëritë për ecurinë e çmimeve.
Një nga pikat e diskutuara sipas njoftimit zyrtar të BSh është edhe mundësia e hyrjes së aktorëve të rinj në sektorin bankar. Misioni kryesohet nga shefi i ri për Shqipërinë Jan Kees Martijn.
Lexoni: Raporti i FMN: Borxhi publik në Shqipëri, më i lartë se ç’pritej
Banka vëren se, takim u zhvillua në kuadër të shkëmbimit të vazhdueshëm të opinioneve dhe dialogut ndërinstitucional.
Duke bërë një paraqitje të ecurisë ekonomike, Guvernatori Sejko ka theksuar se mjedisi makroekonomik është i qëndrueshëm dhe ofron kushte të përshtatshme për një rritje pozitive ekonomike. Të dhënat zyrtare tregojnë se ekonomia shqiptare u rrit me 4.45% në tremujorin e parë të vitit, rritje kjo e bazuar kryesisht në rritjen e prodhimit dhe të eksportit të energjisë elektrike. Por në të ardhmen, zhvillimi i turizmit dhe pritet të luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen ekonomike të vendit, ka theksuar Guvernatori.
Lexoni: FMN: Hiqni dorë nga propozimet e pakërkuara. Pak progres në disa reforma strukturore