Misioni 9 vjeçar i ICT Awards, një garë nga e cila nuk ka humbës por vetëm triumfues - Business Magazine Albania

Misioni 9 vjeçar i ICT Awards, një garë nga e cila nuk ka humbës por vetëm triumfues

ICT Awards

Teknologjia na ka dëshmuar se përmes saj nuk janë rrëzuar vetëm barrierat fizike, por edhe mitet e një shoqërie. Edicioni i 9-të i ICT Awards i cili ka nisur përgatitjet për finalen e madhe i hap rrugë një dekade teknologji Shqiptare.

Më 29-30 Maj kandidatët e listës së ngushtë të edicionit të 9-të të ICT Awards treguan se limiti i tyre ishte imagjinata e tyre.

Pjesëmarrja e një inovacioni shqipfolës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës, e mbarë diaspora Shqiptare është ajo që i jep karakterin e vërtetë kësaj gare: një garë mbarëkombëtare.

E dëshmuar si tempulli i inovacionit shqipfolës, juria e edicionit të 9-të të ICT Awards përbërë nga: Altin Petre, Visar Jasiqi, Alda Shehu, Azir Aliu, Igli Gjelishti, Gjergji Guri, Elton Domnori, Edlira Martiri dhe Ilir Capuni me vetëm pak ditë nga nata e madhe Gala e 11 Qershorit, vrapoi drejt inovacionit duke çarë mes përmes emocionit dhe pasionit të 18 kandidatëve në Tiranë e 18 në Prishtinë.

Një juri e pavarur nga organizatorët e garës dhe ka në përbërje figura të shquara të teknologjisë, ekspertë dhe profesionistë të dalluar udhëtoi nga Tirana në Prishtinë.

Idetë, projektet, sipërmarrjet, studimet, diplomat, startupet e karrierat e dëshmuara para jurisë nga lista e ngushtë e kandidatëve të këtij edicioni por edhe finalistëve dhe fituesve nga edicioni i parë janë vlera e vërtetë e një miioni mëse 9-vjeçar.

Lexo: Evenimenti më i madh kombëtar i teknologjisë ndez motorët e edicionit të 9-të

Nga ndërtimi i një gjuhe programuese, analiza të sulmeve kibernetike, teknologjia në shërbim të jetës, tek zhvillimi i aplikacioneve dhe platformave të cilat premtojnë të ndryshojnë mënyrën sesi shqiptarët punojnë e jetojnë, janë pasqyra më e drejtë e një Shqiptarie siç duhet ta shohim me të vërtetë.

Duke prekur thuajse çdo aspekt të jetëve të Shqiptarëve kudo në trevat shqipfolëse, nga luftimi i Covid-19 tek pasiguria online, kjo garë nuk ka njohur asnjëherë humbës por vetëm triumfues.

Dy takimet e jurisë i hapin rrugë Mbrëmjes Gala të 11 Qershorit e cila do të shohë guximtarë të rinj në 8 kategori: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Startupi i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje, Gruaja në ICT, Shërbimi Publik i Vitit, Siguria Kibernetike dhe Covid-19 Response.

Surpriza, të ftuar ekskluzivë dhe nën emocione të shumta do të mbahet Mbrëmja Gala e edicionit të 9-të më 11 Qershor 2021 në Tiranë ku do të bëhet edhe ndarja e çmimeve.

ICT Awards shpalli zyrtarisht të hapur garën më 26 Mars, dhe për herë të parë u organizua një eveniment plotësisht virtual, një hapje krejtësisht ndryshe nga vitet e kaluar për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19. Aplikimet në këtë garë mbeten të hapura deri më 30 Prill ku dhe mbërritën 78 projekte.

ICT Awards ka mbështetjen e sponsorëve gjeneralë dhe Diamond si Banka Raiffeisen, Fondacioni Dritan Hoxha, Albvision sponsorëve Platinum si Dev.al dhe Albsoft. Huawei, Baboon, AUK, Universiteti Metropolitan si sponsorë Gold dhe 3i Solution, Soft&Solution, Ritech dhe Facilization si sponsor Silver.

Bashkia Tiranë, Komuna Prishtinës, SEEU TechPark dhe KujuStudio janë partnerë të kësaj nisme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0