Miratohet termali i ri i transportit ndërqytetas në Tiranë

Miratohet terminali i ri i transportit ndërqytetas në Tiranë


Një terminali i ri i transportit publik do të ndërtohet në Tiranë, përmes investimit në formën e Partneritetit Publik Privat. Këshilli Bashkiak i Tiranës e ka miratuar atë vetëm me votat e së majtës.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj tha se, “Tirana mezi e pret terminalin e autobusëve. Marrim 99 lavdërime nga turistët, por vetëm një vërejtje: Që nuk ka një vend ku shkon nga Tirana në Berat apo në Gjirokastër. Ne mund të kemi më të mirën e të gjitha kohërave, një terminal modern në Tiranë”.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se do të ketë edhe një terminal tjetër në lindje të qytetit.

Lexo: Nis së shpejti ndërtimi i ‘Tirana Bus Terminal’

Transporti sipas tij pritet të zhvillohet krahas turizmit në Kryeqytet. Duke iu referuar hapjes së hotelit më të ri në Tiranë, Hilton Garden Inn, i cili u inagurua dy dite më parë, Veliaj tha se së shpejti do të vijnë në Tiranë edhe disa brande të tjera të njohura ndërkombëtare.

“Kemi marrë disa propozime për hotele të reja në Tiranë”, tha Veliaj.

Javës së kaluar, ne ju njoftuam për transaksionin që pritet të përmbyllet mes Kastrati Group dhe rrjetit ndërkombëtar “Hyatt”. Ky i fundit pritet të marrë në menaxhim, për 20 vite ish hotel Sheraton, që gjendet tashmë në pronësi të Kastrati Group.

Lexo: Hilton feston debutimin në Shqipëri me një ceremoni gala

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0