Pas disa muajsh përgatitje për hartimin dhe miratimin e buxhetit, Qeveria ka miratuar mbrëmjen e së mërkurës projektbuxhetin e vitit 2016. Megjithatë miratimi i draftbuxhetit nuk pritej të nodhte gjatë kësaj jave.
Mesa duket projektbuxheti do të kalojë për diskutime dhe miratim në komisionet parlamentare dhe më pas në seancë.
Duket se arritja e marrëveshjes më Fondin Monetar dhe vlerësimi që shprehu ky institucion për mbajtjen nën kontroll të parametrave buxhetor ka ndihmuar Qeverinë të kaloje më shpejt se pritej drafitin e buxhetit 2016. Parashikimet fillestare projektojnë një rritje të ekonomisë në vitin e ardhshëm me rreth 700 milionë euro.
/Top-Channel/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto