Miratohet parku fotovoltaik 50W në Fier, shteti do të përfitojë 2% të energjisë në vit - Business Magazine Albania

Miratohet parku fotovoltaik 50W në Fier, shteti do të përfitojë 2% të energjisë në vit

Qeveria ka miratuar vendimin për ndërtimin e centralit fotovoltaik “Blue 2” në Fier, me një kapacitet të instaluar 50MW që nuk përfiton nga masat mbështetëse. Dy kompanitë private “Blessed   Investment” sh.p.k.   dhe   “Matrix Konstruksion” sh.p.k.  që janë bashkuar për të ndërtuar këtë impiant,  do të duhet të sigurojnë vetë tregun për energjinë që do të prodhohet.

Parku “Blue 2” parashikohet që të vihet në punë brenda 50 muajve nga koha e marrjes së lejes së ndërtimit. Kompania do të ketë detyrimin që të njoftojë Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për ecurinë e punimeve, çdo tre muaj.

Impianti duhet t’i japë ministrisë përgjegjëse  për energjinë, sasinë e energjisë elektrike,  në masën 2% të sasisë vjetore të prodhimit ose konvertimin e saj në vlerë monetare.   Pak kohë më parë, qeveria ka shpallur fituese kompaninë Votalia për ndërtimin e parkut të Spitallës me një çmim 29.89 euro/mwh  që do të jetë çmimi me të cilin do t’i shitet energjia OSHEE.

Parku i Spitallës do të jetë me kapacitet të instaluar 100 MW nga të cilat 70 MW do të prodhojnë për të shitur tek OSHEE.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0