Vetëm me votat e mazhorancës, Komisioni i Ekonomisë miratoi sot projekbuxhetin 2023 dhe paketën fiskale që e shoqëron atë.
Pas kësaj, në ditët në vijim deputetët do të shqyrtojnë nen për nen draftet për të kaluar më pas për diskutim dhe miratim në Parlament.
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj kërkoj që gjatë rishikimit të tyre të reflektohet në buxhet edhe granti prej 80 mln euro që Bashkimi Europian ka akorduar për Shqipërinë si mbështetje për sektorin energjetik.
Paketa fiskale sjell disa ndryshime në disa taksa e tatime, ndërsa parashikon edhe ndryshime të procedurave tatimore me ashpërsim të gjobave ndaj bizneseve që bëjnë evazion.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.