Miratohet leja e ndërtimit për investimin strategjik në bujqësi, “Doni Fruits” Shqipëri

Miratohet leja e ndërtimit për investimin strategjik në bujqësi, “Doni Fruits” Shqipëri


Zhvilluesi më i madh i tregtisë bujqësore në vend pritet të nisë ndërtimin e objektit të grumbullimit e përpunimit të prodhimeve.

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar sot lejen e ndërtimit të objektit me sipërfaqe 1.6 hektarë në Lushnje. Kjo i hap dritën jeshile kompanisë Doni Fruits për të realizuar investimin prej 8 milionë eurosh. Leja e ndërtimit parashikon ngritjen e  “Qendrës së grumbullimit, ruajtjes, distribuimit dhe eksportit të frutave, perimeve dhe agrumeve”.

Sipërfaqja e kësaj qendre (tokë dhe objekt) e blerë tashmë nga kompania, është 3.2 hektarë.

Investimi pritet të hapë direkt 300 vende pune dhë të ndikojë në mënyrë indirekte në 6000-7000 vende pune në të gjithë Shqipërinë.

Fatos Mustafa, i cili ka lobuar për këtë projekt, inkurajon fermerët të rrisin prodhimet bujqësore. “Doni Fruits” parashikon të furnizojë tregun e brendshëm dhe të eksportojë prodhimet bujqësore në tregun Botëror. Mustafa thotë për Businessmag.al se, “me këtë nismë, krijohet mundësia të mos mbetet djerrë asnjë metër tokë bujësore, të rriten eksportet dhe të tkurren importet bujqësore. Projekti, sipas tij, do të ketë teknikën më moderne në Shqipëri”.

Vitet e fundit, investimet në grumbullimin, ruajtjen e paketimin e produkteve janë shtuar. Kjo ka sjellë rritje të eksporteve 10% -15% në vit. Megjithatë importet  e prodhimeve bujqësore vijojnë të mbeten të larta.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0