Mira Murati, shqiptarja më e famshme në botën e teknologjisë - Business Magazine Albania

Mira Murati, shqiptarja më e famshme në botën e teknologjisë

Mira Murati

Mira Murati është shqiptarja, e cila na bëri të ndihemi të gjithëve krenarë me arritjen e saj të fundit. Të gjitha mediat ndërkombëtare po flasin për të. Ajo është shefja e teknologjisë në një ndër kompanitë më të famshme dhe të avancuara në botë për inteligjencën artificiale, OpenAI.

Emri i OpenAI bëri xhiron në internet në ditët e fundit pas lançoi një bot komunikimi me inteligjencë artificiale, i quajtur ChatGPT.

OpenAI, një prej laboratorëve më ambiciozë në botë të inteligjencës artificiale, u themelua si kompani në fund të 2015-ës nga një grup investitorësh. Investitorët janë: themeluesi i Y Combinator, Sam Altman dhe themeluesi i Tesla, Elon Musk.

Synimi i tyre: zhvillimi i sistemeve miqësore të inteligjencës artificiale në përfitim të njerëzimit.

Që prej 2018-ës, pjesë e OpenAI u bë Mira Murati, shqiptarja, e cila vjen nga qyteti i Vlorës dhe në Maj të atij viti u emërua në pozitën e CTO, duke mbikëqyrur operacionet teknologjike të kompanisë.

35-vjeçarja Mira Murati është diplomuar nga Shkolla e Inxhinierisë në Masaçusets, SHBA, si inxhiniere mekanike. Gjatë periudhës 2013-2016 ajo punoi pranë Tesla si Menaxhere e Lartë Produkti për seritë Model X përpara se të punonte për dy vite të tjera nga 2016-2018 për Leap Motion, si zëvendës presidente e produktit dhe inxhinierisë.

ChatGPT është një model i avancuar, i trajnuar mbi një grup të dhënash masive në internet, duke e lejuar të gjenerojë tekst të ngjashëm me njeriun, me një shkallë të lartë rrjedhshmërie dhe koherence.

Një nga aftësitë kryesore të ChatGPT është aftësia për të formuluar tekst, duke përfshirë dialog, artikujt dhe madje edhe poezi.

Lexo: Bullgaria lider në teknologjinë e hidrogjenit në Ballkan

Krahas kësaj, ChatGPT mund të bëjë edhe një sërë detyrash, të tilla si përgjigjia e pyetjeve, përmbledhja e tekstit dhe analiza e ndjenjave. Kjo e bën atë një mjet të fuqishëm, duke përfshirë chatbot, asistentët virtualë dhe gjenerimin e përmbajtjes për faqet e internetit dhe mediat sociale.

Në një farë mënyre, Mira Murati mund të diskutojë drejtpërdrejt rreziqet e Inteligjencës Artificiale, ndërsa ju bën të ndiheni sikur gjithçka do të jetë në rregull, shkruan revista prestigjioze “The Times”.

Murati ka folur për dobësinë më të madhe të ChatGPT, potencialin e pashfrytëzuar të softuerit dhe pse është koha për ta rregulluar me ligj Inteligjencëns Artificiale.

Lidhur me sfidat gjatë punës me ChatGPT, ajo tregon se, “ChatGPT është në thelb një model i madh bisedor – një rrjet i madh neural, i trajnuar për të parashikuar fjalën tjetër – dhe sfidat me të janë të ngjashme me ato që shohim me modelet bazë të gjuhëve të mëdha: mund të shpikë fakte që nuk janë të vërteta. “zgjodhëm dialogun, veçanërisht sepse dialogu është një mënyrë për të bashkëvepruar me një model dhe për t’i dhënë atij reagime. Nëse mendojmë se përgjigjia e modelit është e pasaktë, mund të themi: “A je i sigurt? Unë mendoj se në të vërtetë…” Dhe më pas modeli ka një mundësi të bashkëveprojë me ju, ngjashëm me mënyrën se si do të bisedonim me një njeri-tjetrin”.

Lidhur me ndalimin e përdorimit në disa shkolla, ajo thekson se, “duke zhvilluar këto teknologji, ne po shtyhemi drejt inteligjencës së përgjithshme, aftësive të përgjithshme me besueshmëri të lartë – dhe e bëjmë këtë në mënyrë të sigurt”.

Rrezikut të mundshëm nga AI, Murati i përgjigjet në një nga intervistat e saj, seteknologjia na formëson dhe ne e formësojmë atë. Ka shumë probleme të vështira për t’u kuptuar”. Sipas saj, “ekzistojnë një sërë pyetjesh rreth ndikimit shoqëror dhe ka shumë pyetje etike dhe filozofike që duhet t’i shqyrtojmë. Dhe është e rëndësishme që ne të sjellim zëra të ndryshëm, si filozofë, shkencëtarë socialë, artistë dhe njerëz nga shkencat humane”.

Përgatiti: Megi Latifi

Artikulli u publikua më parë në faqen 12 të numrit 31 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë digjitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund Abonoheni dhe të Shfletoni Këtu nr. 31 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0