Mira Murati jep dorëheqjen nga ChatGPT - Business Magazine Albania

Mira Murati jep dorëheqjen nga ChatGPT

Shefja e Teknologjisë e OpenAI, Mira Murati, e cila ka qenë e rëndësishme në zhvillimin e ChatGPT dhe krijuesit të imazheve të inteligjencës artificiale Dall-E, ka bërë të ditur se po largohet nga kompania.

Shqiptarja me emrin më të njohur në fushën e teknologjisë ka theksuar në një shënim për ekipin OpenAI, postuar në X se, “Gjashtë vjet e gjysmë me ekipin e OpenAI kanë qenë një privilegj i jashtëzakonshëm. Nuk ka kurrë një kohë ideale për t’u larguar nga një vend, megjithatë ky moment duket i duhuri.”

Image

Murati i bashkohet një vargu drejtuesish që janë larguar së fundmi nga OpenAI. Ndryshimi i lidershipit vjen ndërsa krijuesi i ChatGPT përpiqet të krijojë një rrugë të diskutueshme drejt rritjes, duke përfshirë lehtësimin e mbledhjes së fondeve nga investitorët dhe gjenerimin e të ardhurave.

Sam Altman njoftoi emërimin e Mark Chen si zëvendëspresident të lartë të kërkimeve dhe Josh Achiam si drejtues të përputhshmërisë së misionit, për të siguruar një kalim të qetë në këto role të reja. Largimi i Mira Murati ndjek atë të bashkëthemeluesve Greg Brockman dhe John Schulman (që është bashkuar me konkurrentin Anthropic), si dhe të një drejtuesi të ekipit të produkteve dhe një ish-punonjësi të Meta. Më herët këtë vit, bashkëthemeluesi Ilya Sutskever u largua nga OpenAI pas një përplasjeje brenda bordit. Me largimin e Muratit, tani mbeten vetëm dy nga 11 bashkëthemeluesit e OpenAI. Këto lëvizje ndodhin në një moment kur OpenAI prezanton modelin e saj të ri “Strawberry AI”, i projektuar për të përmirësuar “të menduarit” në chatbot-ët gjenerues të inteligjencës artificiale. Kompania synon të trajtojë problemin e “halucinacioneve” – përmbajtje të rreme por bindëse – dhe të ofrojë përgjigje më të sakta.

Kompania, e cila u krijua si një laborator kërkimor jofitimprurës dhe ka ndërtuar një degë si burim të ardhurash, po vlerëson për një ristrukturim që mund të sjellë fitime të mëdha për investitorët. OpenAI thuhet se është në bisedime për një raund të ri mbledhje fondesh që mund të vlerësojë firmën në 150 miliardë dollarë, kanë raportuar Bloomberg dhe të tjerët.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0