Ministrja Krifca takon drejtorin e FAO-s. Objektivi i Shqipërisë: 1 miliard dollarë eksporte bujqësore në 2030 - Business Magazine Albania

Ministrja Krifca takon drejtorin e FAO-s. Objektivi i Shqipërisë: 1 miliard dollarë eksporte bujqësore në 2030

Krifca

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca priti drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, Qu Dongyu.

Ajo u shpreh e kënaqur që një ndër personalitetet ndërqeveritare më të rëndësishëm të bujqësisë globalisht, pranoi ftesën duke kthyer në një kohë të shpejtë vizitën që ministrja Krifca zhvilloi në Romë, duke e mbajtur premtimin për të vizituar Shqipërinë.

Arsyeja e ftesës sipas saj, kishte edhe synimin për të treguar se Shqiperia, ka gjithnjë e më shumë ambicje të hapet me botën dhe të krijojë ura ndërveprimi për mundësi të reja zhvillimi të sektorit që shkojnë në linjë me objektivin për 1 miliard dollarë eksporte bujqësore në vitin 2030.

“Vizita e Dongyu është tregues i rëndësisë që ka bashkëpunimi me FAO, i cili ka qenë thelbësor për zhvillimin e bujqësisë shqiptare prej një kohe shumë të gjatë edhe atëherë kur bashkëpunimet e Shqipërisë me organizatat ndërkombëtare numëroheshin me gishtat e njërës dorë”, tha Ministrja Krifca.

Sipas ministres, ky komunikim i vazhdueshëm tregon edhe për rëndësinë në rritje të Shqipërisë në aplikimin e politikave të bujqësisë dhe sistemeve ushqimore të qëndrueshme, dhe në ndjekjen e praktikave të mira ndërkombëtare edhe nën udhëheqjen e ekspertizës së vyer të Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi.

“Në kuadër të rritjes së bashkëpunimit i kërkova drejtorit të përgjithshëm që të mundësohet rritja e numrit të ekspertëve të FAO që vijnë nga Shqipëria apo të studentëve të sapo diplomuar të UBT, të cilët mund të jenë përfitues të bursave të praktikave profesionale të ofruara nga FAO”, u shpreh ajo.

Ministrja Krifca theksoi se së bashku me drejtorin e përgjithshëm ranë dakord se vizioni i veprimit është i përbashkët i lidhur me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, nëpërmjet të cilave kërkohet rritja e sigurisë ushqimore dhe mirëushqyerjes, për të promovuar bujqësi e peshkim të qëndrueshëm, rritja e barazisë gjinore në sektorin e bujqësisë, mbrojtja, dhe përdorimi i qëndrueshëm i ekosistemeve tokësore me vëmendje të veçantë për të ndaluar dhe përmbysur degradimin e tokës dhe të biodiversitetit, për të forcuar strukturat e bashkëpunimit për zhvillim të qëndrueshëm në shkëmbimin e njohurive, ekspertizës, inovacioneve etj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0