Ministrja e Financave: Rritja ekonomike 4.84% në 2022-in, borxhi publik u ul - Business Magazine Albania

Ministrja e Financave: Rritja ekonomike 4.84% në 2022-in, borxhi publik u ul

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në një konferencë për mediat ka bërë të ditur raportin e buxhetit të vitit 2022, ku ka dhënë me shifra si ka qenë ekomonia e vendit në vitin 2022.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Ibrahimaj ka deklaruar se rritja ekomonike në vitin 2022 ka rezultuar në nivelin 4,84 %. Ministrja Ibrahimaj po ashtu ka bërë me dije se gjatë vitit 2022, të ardhurat në total janë rritur me 13,8 %, teksa ka shtuar se ka reduktim të ndjeshëm të borxhit publik që në vitin 2022 ka shënuar 64,6%.

Rritja ekonomike për vitin 2022, rezultoi në nivelin 4,84%. Kjo rritje ka tejkaluar parashikimet e ministrisë. Ministria e Financave parashikonte një rritje prej 3,7%. Rritja ka qenë e shpërndarë në të gjithë sektorët e ekonomisë. Monitoruam konsumin gjatë gjithë vitit dhe kemi marrë masa mbështetëse me qëllim që të ardhurat e tyre të mos uleshin, që konsumi të mos ndikohej nga rritja e inflacionit. Gjatë vitit 2022, konsumi i popullatës u rrit me 7.13 %. Kemi pasur një ecuri të mirë, të pandikuar nga çmimet, qoftë të konsumit dhe të investimeve. Në shifrat totale, ka pasur ndikim dhe rritja e sektorit të turizmit. Kemi pasur një rritje me më shumë se 1 milionë shtetas të huaj që kanë hyrë në Shqipëri në krahasim me 2019 që është cilësuar viti më i mirë i turizmit në vend. Të ardhurat në total gjatë 2022 janë rritur me 13,8%. Janë ndikuar nga ecuria e të gjithë të ardhurave.

Lexo edhe: Ekonomia u rrit me 4.84% në 2022-in. Ndikim kryesor ndërtimi dhe turizmi

Inflacioni mesatar gjatë vitit ka qenë 6.7 %. Nëse krahasojmë rritjen e të ardhurave, kuptohet se kjo rritje nuk vjen vetëm nga rritja e çmimeve, por edhe aktiviteti ekonomik i ndërmarrjes në sektorë të ndryshëm, nga mirëadministrimi i lidhur me reformën e fiskalizimit.

Norma e zyrtare e papunësisë arriti në 10,8%. Niveli i punësimit ka ardhur në rritje, ku në 3 mujorin e 4 të vitit 2022, ka arritur në nivelin e 66,5 %. Krizat që ekonomia ka kaluar në punësim janë tejkaluar.

Piku i inflacionit për 2022 në muajin Tetor kur norma arriti 8,3 % e që nga ai moment ka ardhur në ngadalësim. Gjatë 2022, kemi shfaqur inflacionin më të ulët, kjo është ndikuar nga politikat që kemi marrë për mosrritjen e çmimit të energjisë elektrike. Kjo ka ndikuar në kosto. Paga mesatare është rritur në 66 mijë Lekë në 3-mujorin e katërt të 2022-shit.

Me të dhënat më të fundit, borxhi publik për 2022, shënoi 64,6%. Pra, kemi reduktim të ndjeshëm të borxhit publik gjatë 2022-shit.” – tha Ibrahimaj.  

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0