Ministria e Turizmit publikon dokumentin/ Si do të funksionojë ndalimi i qeseve plastike nga 1 qershori - Business Magazine Albania

Ministria e Turizmit publikon dokumentin/ Si do të funksionojë ndalimi i qeseve plastike nga 1 qershori

Qeset plastike, që do të sekuestrohen si pasojë e shkeljes së ligjit që ndalon prodhimin, tregtimin apo importimin e tyre, do të riciklohen“. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik projektvendimin, që parashikon procedurat dhe institucionet përgjegjës për kontrollin dhe ndalimin e përdorimit të qeseve plastike në vend, nga data 1 qershor e këtij viti.

Sipas dokumentit, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut do të monitorojë zbatimin e detyrimit për tregtimin e qeseve plastike, ndërkohë që Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është struktura kryesore përgjegjëse për ndalimin e importimit apo futjes në territorin e Shqipërisë të këtyre produkteve. Ndërkaq, mbikëqyrja e aktivitetit të prodhimit është lënë në në dorë të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Ky dikaster do të duhet të organizojë edhe fushata ndërgjegjsuese mbi parashikimet ligjore për ndalimin e prodhimit,  përdorimit, importit dhe futjes së qeseve plastike në vendin tonë, si dhe do të ndjekë procedurat deri në lidhjen e kontratës për riciklimin e qeseve të sekuestruara.

Lexo edhe: Nga 1 qershori nuk ka qese plastike në treg. Projektligji në komisionet parlamentare e parashikon këtë

Po ashtu, do të jetë AKM që edhe do të arkëtojë të ardhurat nga riciklimi, duke synuar mbulimin e kostove të transportit apo magazinimit të qeseve.

Data 1 qershor e këtij viti do të shënojë hyrjen në fuqi të ligjit që ndalon qeset plastike e më konkretisht qeseve plastike mbajtëse si dhe qeseve plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme me trashësi jo më pak se 70 mikron.

Ndërkohë që, për shkelësit e këtij detyrimi janë parashikuar edhe gjoba. Kështu, çdo person që hedh në treg, prodhon, importon apo fut në territorin e Shqipërisë qese plastike mbajtëse, gjobitet nga 1 000 000 – 1 500 000 lekë. Ndërkohë që, çdo person që i përdor këto qese do të gjobitet me 30 -100 mijë lekë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0