Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka rihapur konkursin “Infermierë për Shqipërinë”, ku të gjithë infermierët e licensuar mund të aplikojnë online për t’u punësuar në insitucionet shëndetësore shtetërore.
Të gjithë infermierët e interesuar kanë mundësi të aplikojnë deri në 15 gusht në platformën online “Infermierë për Shqipërinë”, duke klikuar këtu. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Lexoni: Presidenti Trump: Vaksina kundër COVID-19 mund të jetë gati në nëntor
Për shkak të rasteve me Covid-19 dhe shtimit të pacientëve në spitale, nevoja për infermierë është rritur si në spitalet rajonale, ashtu dhe në ato ku trajtohen pacientët e infektuar. Ministria po bën gati të hapë një spital të tretë në godinën e ish-Kirurgjisë së vjetër në QSUT, pas dy spitaleve COVID.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto