Ministria e Bujqësisë hap thirrjen. Grante për të investuar në agroturizëm - Business Magazine Albania

Ministria e Bujqësisë hap thirrjen. Grante për të investuar në agroturizëm

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca ka njoftuar sot çeljen e thirrjes së katërt të Programit IPARD me fokus Turizmin Rural dhe Industrinë e Artizanatit dhe Manifakturës.

Krifca shprehet në njoftimit e saj se turizmi Rural është kthyer në një nga lokomotivat e rritjes së mirëqenies ekonomike në zonat e thella rurale të vendit.

“Ecim përpara drejt objektivit tonë për fuqizimin e zhvillimit rural nëpërmjet zhvillimit të veprimtarive ekonomike në zonat rurale duke rritur drejtpërsëdrejti të ardhurat e familjeve në fshat, duke kontribuar në përmirësimin e jetesës dhe synuar një balancë territoriale ekonomike e sociale,” shkruan Krifca.

Sipas informacionit të publikuar aplikimet do të pranohen deri më datë 25 Shkurt. Krifca thotë se nëse ke një shtëpi të vjetër në fshat dhe një ide të re, duhet te aplikoni për të ngritur bujtinën tuaj.

” Buxheti në dispozicion vetëm për këtë do të shkoj diku tek 5.2 mln Euro masat e financimit fillojnë nga 10 mijë Euro deri në 400 mijë Euro për investimet në ndërtimin apo rikonstruksionin e objekteve ekzistuese të cilat gjithmonë do të jenë në formatin tradicional  dhe për këtë meret një certifikat vërtetësia nga Insituti i Monumentit të Kulturës pasi këto investime në duam të jenë të përputhura me karekterisitkat e zonës ku ato janë. “

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0