Ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi mirëpriti përfaqësues dhe anëtarë të jurisë së ICT Awards

Ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi mirëpriti përfaqësues dhe anëtarë të jurisë së ICT Awards


Përfaqësues të Albanian ICT Awards, shoqëruar nga anëtarët e jurisë Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Visar Jasiqi, u pritën në një takim nga Ministri i punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës z. Bejtush Gashi dhe drejtori i Agjencisë së Regjistrimit Civil z. Bekim Hoxha.

Gjatë takimit informativ, ministri informoi përfaqësuesit e garës mbarë kombëtare në fushën e teknologjisë për punën e institucionit që drejton dhe në veçanti aspektin e sigurisë.

Gjithashtu z. Hoxha foli për vizionin dhe projektet që do të implementohen në vazhdimësinë e projektit RKSMobileID.

Përfaqësuesit e ICT Awards shprehën gatishmërinë për të mbështetur projekte të tilla.

Ministri Gashi bëri të ditur se së shpejti do të finalizohet strategjia kombëtare për sigurinë kibernetike duke ftuar ICT Awards të japë kontributin e saj në këtë projekt madhor.

27 Prill, Albanian ICT Awards finalizoi edicionin e gjashtë të garës mbarë kombëtare pas një maratone disa mujore aktivitetesh.

U shpallën fituesit në shtatë kategori dhe u shpërndanë mirënjohje për ata që kanë dhënë kontribut të vyer në fushën e teknologjisë së informacionit.

Në Mbrëmjen Gala nderuan me pjesëmarrjen e tyre Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë së Kosovës, z. Besim Beqaj dhe Kryetari i Prishtinës z. Shpend Ahmeti, pjesëmarrës dhe të ftuar special nga bota e TIK-ut, biznesit, akademisë, administratës publike, shoqërisë civile dhe medias.

Ata shprehën mbështetjen e pakushtëzuar ndaj kësaj gare unike në Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë si dhe ftuan përfaqësuesit e garës që vitin e ardhshëm nata e kurorëzimit të fituesve të mbahej në Prishtinë.

24 finalistë nga 100 aplikime të mbërritura përmes www.ictawards.org këtë vit pritën verdiktin e jurisë së Albanian ICT Awards.

Gjatë edicionit të gjashtë ICT Awards vizitoi qytetet e Tiranës, Prishtinës, Shkupit, Durrësit, Shkodrës, Pejës, Gjakovës, Korçës, Tetovës dhe Ulqinit.

Albanian ICT Awards është vlerësuar edhe nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, me çmimin Bleta e Artë për kontributin e dhënë në fushën e teknologjisë dhe sipërmarrjes.

Ju mund të lexoni edhe: Kurorëzohet edicioni i 6-të i Albanian ICT Awards, shpallen fituesit e shtatë kategorive

Rreth ICT Awards VI

Ky eveniment, unik për nga karakteri dhe dedikimi, ka për synim identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të dalluar , udhëheqësve të suksesshëm të bizneseve, novatorëve, akademikëve dhe të rinjve entuziast në fushën e ICT-së, puna e së cilëve përgjatë 2017-tës ka përmirësuar apo ndihmuar pozicionin e TIK-ut Shqiptar në rajon ose botë, si dhe ka kontribuuar drejt zgjerimit të sektorit biznesor të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Rreth ICTSmedia

ICTSmedia si një shtëpi botuese dhe lider në median e ndërlidhur me Teknologjinë e Informacionit, Komunikimit dhe Sigurisë (ICTS), kësaj radhe prezanton edicionin e 6-të vjetor kombëtar të evenimentit shpërblyes “Albanian ICT Awards VI” (ose “TIK Shpërblimet Shqiptare 6”).

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0