Ministri i Bujqësisë thirrje fermerëve: Mbillni vetëm fidanë të çertifikuar nga Enti Shtetëror i Farave

Ministri i Bujqësisë thirrje fermerëve: Mbillni vetëm fidanë të çertifikuar nga Enti Shtetëror i Farave



Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, u bëri thirrje fermerëve që të përdorin vetëm fidanë të çertifikuar nga Enti Shtetëror i Farave dhe Fidanëve sepse vetëm në këtë mënyrë mund të garantohet sasia e prodhimit, por edhe cilësia. Ministri vizitoi në Berat një prej fidanishteve më të mëdha të zonës, ku përgatiten fidanë të hardhisë, ullirit dhe pemëve frutore.

“Një mesazh shumë i rëndësishëm për të gjithë fermerët që të marrin fidanë të çertifikuar nga Enti Shtetëror i Farave sepse tek fidani fillon çdo gjë, është baza për suksesin e prodhimit. Kjo gjë është shumë e rëndësishme për t’u kuptuar nga fermerët, jo vetëm për ullirin dhe hardhitë, por për të gjitha pemët. Nëse nuk merren fidanë të çertifikuar ndodh pastaj që në shumë zona duke marrë fidanë në vende të ndryshme si Greqia e Spanja, i kanë sjell këtu dhe më pas kanë dalë pa produktivitet ngaqë nuk përshtaten dot me klimën. Këto fidanishte kanë rëndësi shumë të madhe sepse këto në një farë mënyrë orientojnë drejt fermerët se çfarë duhet të mbjellin për karakteristikat e tokave që kanë”, tha ministri Çuçi.

Lexo: Gjermania financon me 2 milionë euro bujqësinë shqiptare

Ai shoqërohej në këtë vizitë nga zv.ministri Dhimo Kote dhe kryebashkiaku i Beratit Ervin Demo. Fidanishte “Pupa” në Berat ka nisur aktivitetin që në vitin 1997. Fidanët e ullirit dhe hardhisë që prodhohen nga kjo fidanishte në 80% të tyre janë autoktonë. Krahas fidanishtes 3.5 Ha, pjesë e kësaj sipërmarrje janë edhe rreth 10 Ha vresht, me varietete autoktone rrushi si Pulsi Beratit, Serina, Debina etj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0