Ministri Eduard Shalsi sqaron shqetësimet kryesore të bizneseve

Ministri Eduard Shalsi sqaron shqetësimet kryesore të bizneseve


Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi ka folur në Euronews Albania për shqetësimet e bizneseve, të cilat kanë mbyllur aktivitetin për shkak të masave kufizuese të qeverisë për të frenuar përhapjen e COVID-19. Ministri Shalsi tha se shqetësimet e biznesit janë të shumta, ndërsa qeveria po bën llogari të ndryshme për t’iu ardhur në ndihmë kompanive dhe atyre bizneseve, që realisht kanë ngrirë aktivitetin si rezultat i masave kufizuese të koronavirusit.

“Duhet thënë se kemi marrë një numër të konsiderueshëm ankesash nga biznesi dhe shoqatat. Kemi organizuar një numër të konsiderueshëm kontaktesh me sipërmarrës të sektorëve për të parë kërkesat e përbashkëta që kanë dhe për të kuptuar më mirë problematikat e tyre. Na duhet paralelisht të shohim nevojat bazike. E dyta, çfarë po ndodh në vendet e rajonit dhe e treta, masat që po marrin vendet e tjera në lidhje me ekonominë”.

Lexoni: OBSH: Ekzistojnë 70 vaksina të koronavirusit në zhvillim global, 3 prej tyre janë kandidatët kryesorë

“Kjo është një nga krizat më të mëdha që ka ndeshur bota, pas depresionit të madh të viteve ’30. Masat tona fillimisht ishin masa të karakterit monetar, siç ishte shtyrja e kredive me tre muaj. Ka kërkesa të përbashkëta dhe ka kërkesa shumë të ndryshme”, u shpreh ministri Shalsi.

Pavarësisht shqetësimeve, Eduard Shalsi, tha se qeveria nuk mund të kënaqë kërkesat e të gjitha kompanive. Ministri theksoi se problemi më i madh që kanë sot kompanitë është mungesa e likuiditetit financiar.

“Po ju them që në krye të herës, që është e pamundur që të kënaqim të gjithë kërkesat e biznesit në këtë periudhë. Nëse do t’i klasifikojmë kërkesat e biznesit, kanë të bëjnë me kërkesa fiskale të TVSH-së. Një pjesë tjetër ka të bëjë me tatimin e fitimit, kompensimin e pagave për disa sektorë, këtu kërkohet edhe pezullimi i kontributeve shëndetësore dhe shoqërore. Ka diçka. që i bashkon bizneset dhe ajo është pikërisht paaftësia e tyre dhe mungesa e likuiditeteve për të paguar punonjësit e tyre. Ky është një shqetësim i tyre, i shoqërisë dhe i yni më i madh për momentin”, tha Shalsi.

Qeveria ka njoftuar se shumë shpejt do të prezantojë një paketë të dytë mbështetëse për të ndihmuar qytetarët dhe kompanitë e prekura. Ministri Shalsi nuk dha një datë konkrete, por shtoi se qeveria po bën llogaritë e saj të ndryshme mbi këtë qasje. Ai u shpreh se me shumë gjasa, paketa e dytë do të lançohet brenda javës.

Lexoni: Cashbook Finance dhe ofrimi i shërbimeve inovative financiare në Mbretërinë e Bashkuar

“Duke analizuar skenarë të ndryshëm të ardhurash dhe shpenzimesh, duke parë portofolin edhe në këtë paketë të dytë po u japim theksin kompanive, të cilat me vendim të qeverisë u është mbyllur aktiviteti. Kemi të bëjmë me një situatë që varion dita-ditës. Duhet të jemi shumë të matur, që të ofrojmë një paketë që është e mundur për situatën ku jemi. Unë nuk do të zbuloj detaje për sa kohë, jemi duke kalkuluar në disa skenarë për shkak të variablave të panumërta që janë në lojë. Në këtë paketë, do të duhet të plotësojmë nevojat e punonjësve të kompanive, që për një arsye specifike mbetën pa aktivitet”.

“Po shohim një arsye subvencionimi, por s’mund t’ju jap datë se kur është gati. Brenda këtyre ditëve do ta lançojmë. Na duhet të kalkulojmë, duke marrë parasysh kërkesat e biznesit dhe instrumentet që bota rreth nesh po aplikon dhe duke pasur parasysh edhe kontekstin shqiptar”.

“Brenda javës do të kemi paketën e dytë. Paketa e dytë synon të shtensionojë kompanitë nga likuiditeti, dhe ato mund të ofrohen nga garanciA sovrane dhe nga paketat mbështetëse. Fatura jonë është që kërkohet një solidaritet, dhe mbi të gjitha, kërkohet mbështetje brenda mundësive, por t’i përgjigjemi kërkesave të tyre për likuiditet. Këtë zbrazëti duam ta plotësojmë me politikat tona. Situatë është e jashtëzakonshme dhe e paprecedentë. Nuk mund t’i plotësojmë të gjitha kërkesat”, tha ministri Shalsi.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0