Ministri Dervishaj: Brenda vitit firmoset marrëveshja e transportit me Serbinë - Business Magazine Albania

Ministri Dervishaj: Brenda vitit firmoset marrëveshja e transportit me Serbinë


Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj ka marrë pjesë në punimet e “Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi”, që u zhvillua në kryeqytetit serb, Beograd.

Ministri Dervishaj pas samitit, ka dhënë  një intervistë për Agjensinë Shtetërore të Lajmeve Tanjug, ku ka folur për takimin.

Ministri Dervishaj bashkë me Ministren Serbe të Transportit Zorana Mihajlovic, ka firmosur si përfaqësues i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, Marrëveshjen për Transportin Ndërkombëtar  Rrugor të Udhëtarëve dhe Mallrave.

Shqipëria është anëtare bashkë-themeluese e Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BEDZ/BSEC).

img-20161101-wa0002

Më poshtë intervista e plotë.

“Jam shumë i kënaqur që ndodhem këtu, në këtë takim të rëndësishëm, ku së bashku me homologen serbe Mihajlovic, firmosëm “Marrëveshjen për Transportin Rrugor për Udhëtarët dhe Mallrat” mes vendeve tona. Kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme për raportet bilaterale Shqipëri-Serbi, sidomos tani që dialogu politik në nivelin e lartë, është konstruktiv, ku ka patur vizita të Kryeministrave të dy vendeve, duke krijuar dhe dhomën e ekonomike mes 2 vendeve.

Tani ka ardhur koha për t’i materializuar këto raporte me hapa konkrete. Në kuadër edhe të Procesit të Berlinit dhe Axhendës së Konektivitetit, me rëndësi mbetet planifikimi strategjik i rrugëve dhe autostradave në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për t’i afruar më shumë vendet, ekonomitë dhe popujt tanë. Prandaj besoj se është me shumë rëndësi, që ajo që planifikojmë dhe projektojmë sot, të jetë në shërbim të së nesërmes së përbashkët.

Marrëveshja me Serbinë krijon lehtësira në transportin rrugor, si për udhëtarët ashtu dhe për operatorët ekonomik dhe bazohet në parimin e reciprocitetit. Ky është një zhvillim që do t’a konsideroja pozitiv në marrëdhëniet mes 2 vendeve tona. Në lidhje me shkëmbimet ekonomike, them se kemi potenciale ende të pashfrytëzuara mirë, si Porti i Durrësit apo dhe i Vlorës, që janë pika kyçe dhe mund të shërbejnë si një portë hyrëse dhe dalëse për rajonin e Ballkanit, me Europën Perëndimore dhe me lindjen”.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0