Millennials dhe Gen Z po besojnë më shumë te Bitcoin sesa te Ari – Por a është kjo zgjedhja e duhur? - Business Magazine Albania

Millennials dhe Gen Z po besojnë më shumë te Bitcoin sesa te Ari – Por a është kjo zgjedhja e duhur?

Millennials dhe Gen Z po besojnë më shumë te Bitcoin sesa te Ari – Por a është kjo zgjedhja e duhur?

Ndërkohë që çmimet e arit po qëndrojnë pranë niveleve rekord, të nxitura nga kërkesa e pangopur e bankave qendrore, një sondazh i ri global nga deVere Group zbulon se 73% e investitorëve të moshës 24 deri në 45 vjeç preferojnë Bitcoin-in mbi metalin e çmuar si një investim afatgjatë. Sondazhi, i zhvilluar me 730 klientë nga e gjithë bota, pasqyron një ndryshim të fortë të mentalitetit tek brezat e rinj të investitorëve, ndërkohë që bankat qendrore vazhdojnë të blejnë sasi të mëdha ari, në shkallë të paprecedentë dekadën e fundit.

“Momentumi që ka marrë Bitcoin tek brezat e rinj është i pamohueshëm,” thotë Nigel Green, CEO i deVere Group, një prej kompanive më të mëdha të pavarura në këshillimin financiar dhe menaxhimin e aseteve. “Ata e shohin si ar dixhital,  pa kufij, i aksesueshëm dhe i lidhur me të ardhmen. Por ari nuk është aspak i vjetëruar. Përkundrazi, është në një rritje të fuqishme, siç tregon qartë vala e blerjeve të fshehta nga autoritetet monetare në të gjithë botën.”

Sipas analizave të fundit, bankat qendrore po blejnë rreth 80 ton ar çdo muaj, ekuivalenti i 8.5 miliardë dollarëve me çmimet aktuale. Pjesa më e madhe e këtyre blerjeve nuk është transparente, por të dhënat tregtare tregojnë se Kina dhe disa lojtarë të paidentifikuar që blejnë përmes Zvicrës janë ndër kontribuuesit kryesorë. Së bashku me fondet sovrane të pasurisë, këto institucione mendohet se po përthithin mbi 1,000 ton ar në vit,  afërsisht një e katërta e prodhimit global vjetor, sipas Këshillit Botëror të Arit. Kjo kërkesë e madhe ka shtyrë çmimin e arit në një treg fuqimisht rritës. Çmimet tashmë kanë kapërcyer rekordet historike muajt e fundit dhe vijojnë të ngjiten. Më herët këtë vit, Nigel Green parashikoi se ari mund të arrijë 5,000 dollarë për ons në vitin 2025, ndërsa Bitcoin mund të kapë shifrën e 150,000 dollarëve, duke vendosur standarde të reja për të dy asetet. “Nuk janë rivalë,” shpjegon Green. “Janë asete krejtësisht të ndryshme që zgjidhin nevoja të ndryshme. Ari ofron stabilitet. Bitcoin ofron potencial rritjeje. Kushdo që kërkon të ndërtojë dhe ruajë pasuri në kohë, duhet të ketë të dyja.”

Lexo edhe:Endri Dhaskali me InsectIntel fiton 50,000 euro nga ACT Now: Pajisja inteligjente që po revolucionon bujqësinë shqiptare!

Ai paralajmëron kundër një qasjeje “aty-aty” në një periudhë me pasiguri të lartë makroekonomike, politika monetare të paqarta dhe rreziqe gjeopolitike në rritje. “Institucionet më të fuqishme në botë po rrisin rezervat e tyre të arit. Kjo të tregon gjithçka që duhet të dish. Ata nuk e bëjnë këtë për kapriço. Në të njëjtën kohë, struktura unike dhe mungesa e Bitcoin-it e bëjnë atë joshës për një brez që është skeptik ndaj sistemit financiar tradicional dhe monedhave inflacioniste.”

Brezi i ri që mori pjesë në sondazh e sheh Bitcoin-in si një element thelbësor të portofolit modern. Pjesëmarrësit përmendin transparencën, portabilitetin dhe potencialin për rritje të shpejtë si arsyet kryesore të preferencës së tyre. Mjaft prej tyre vlerësojnë faktin që Bitcoin funksionon jashtë sistemit tradicional bankar. Por Green i këshillon të rinjtë që të mos udhëhiqen nga ideologjitë apo nga fryma e momentit. “Ky brez ka të drejtë të sfidojë modelet e vjetra. Por diversifikimi është i përjetshëm. Të kesh asete të pavarura nga njëra-tjetra në portofol është çelësi i qëndrueshmërisë së vërtetë. Kombinimi i arit dhe Bitcoin-it e ofron këtë balancë.” Ndërkohë, bankat qendrore duket se nuk do të ndalin ritmin. Edhe pse detajet e blerjeve mbeten të paqarta, tendenca është e dukshme. Akumulimi afatgjatë i arit nga institucionet zyrtare është një përgjigje strategjike ndaj zhvlerësimit të monedhave, rritjes së rreziqeve fiskale dhe ndryshimeve në ekuilibrat globalë të pushtetit. Në të njëjtën kohë, Bitcoin po fiton gjithnjë e më shumë legjitimitet. ETF-të spot në tregjet e mëdha financiare, pranimi në rritje nga korporatat dhe rregulloret më të favorshme kanë shtuar kërkesën për të. “Po jetojmë një moment të rrallë konvergjence,” shton Green. “Ke brezin e vjetër që po dyfishon rezervat e arit, dhe brezin e ri që po vërshohet drejt Bitcoin-it. Të dyja po udhëhiqen nga e njëjta frikë bazë: humbja e fuqisë blerëse. Kjo duhet të na zgjojë.” Ai përfundon: “Nuk ka të bëjë me zgjedhjen e njërit kamp. Ka të bëjë me pozicionimin në një botë ku politika monetare, teknologjia dhe influenca globale janë në një pikë kthese.”

devere

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Kurrë mos iu ndaj parimeve të tua të nderit dhe qëllimit të mirë.”
— Winston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0