Miliarderi japonez do të jetë turisti i parë në Hënë

Miliarderi japonez do të jetë turisti i parë në Hënë


Tani ka një fytyrë dhe një emër për njeriun që shpreson të bëhet udhëtari i parë që do të fluturojë në hënë.

Miliarderi japonez Yusaku Maezawa do të jetë pasagjeri i parë privat i SpaceX në një udhëtim rreth hënës. Raketa e SpaceX Big Falcon është planifikuar të bëjë udhëtimin në 2023, njoftoi themeluesi i kompanisë Maezawa dhe Elon Musk gjatë një eventi në selinë e saj pranë Los Anxhelos.

42-vjeçari tha se ëndrra e tij gjatë gjithë jetës ka qenë të shkojë në hapësirë. Yusaku Maezawa është personi i 18-të më i pasur në Japoni dhe kreu i kompanisë Start Today, e cila ka një vlerë prej 12 miliardë dollarë. Vlera e tij personale neto është 2.7 miliardë dollarë, sipas Forbes.

Miliarderi japonez ngriti një ide për kompaninë me bazë në Kaliforni: Ai dëshiron ta bëjë atë një përvojë kolektive artistike.

Prandaj, ai po fton tetë njerëz të tjerë, duke përfshirë artistë, dizajner dhe arkitektë për t’u bashkuar me të, në atë që do të quhet një moment historik.

/Aljazeera

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0