Miliarderët që bënë më shumë para në vitin 2017

Miliarderët që bënë më shumë para në vitin 2017


Falë rritjes së çmimeve të aksioneve, viti 2017 ishte një vit mahnitës për njerëzit më të pasur të botës. Falë rritjes së çmimeve të aksioneve, viti 2017 ishte një vit mahnitës për njerëzit më të pasur në botë.

Sipas Indeksit të Bloomberg Billionaires, gjashtë të parët e listës së 500 njerëzve më të pasur në botë kanë parë rritje në buxhetin e tyre për këtë vit dhe rritja mesatare kap vlerën e 1,5 miliardë dollarëve.

Më poshtë janë renditur 15 miliarderët që kanë pasur fitimet më të larta për vitin 2017.

Disa fakte rreth këtij grupi:

• Pasuria e krijuar: $259.4 billionë

• Mosha mesatare: 56.5

• Numri i grave: 2

• Numri i kinezëve: 5

• Numri i trashëgimtarëve: 3

Çuditërisht, themeluesi dhe CEO i Amazon, Jeff Bezos, jo vetëm që aktualisht renditet si personi më i pasur në botë, me një vlerë neto prej afërsisht 100 miliardë dollarësh, ai gjithashtu kishte vitin më të mirë se çdo miliarder tjetër. Vlera neto e Bezos është rritur me 1 miliardë miliardë dollarë në vitin 2017.

Të gjithë 15 miliarderët më të mëdhenj me rritjen më të madhe në vlerat e tyre neto i shtuan të paktën 12 miliardë dollarë pasurisë së tyre këtë vit. Siç mund ta shihni më poshtë, top lista për vitin 2017 përfshin themeluesin e Facebook Mark Zuckerberg, drejtuesit e Alphabet (Google) Larry Page dhe Sergey Brin, disa trashëgimtarë të pasurisë Walmart dhe Warren Buffett.

Nga ana tjetër, humbësit më të mëdhenj të listës së miliarderëve të vitit 2017 janë George Soros (i cili humbi 18 miliardë dollarë), Alwaleed Bin Talal (ulje në vlerën neto prej 2.14 miliardë dollarësh) dhe Carl Icahn (- 1.75 miliardë dollarë).

/TIME

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0