Epidemiologu dhe studiuesi i njohur shqiptar, Ilir Alimehmeti, që përcjell përditë për ndjekësit e vet të shumtë në rrjetet sociale informacionet e reja mbi Copvid-19, edhe përmes ekranit të televizioneve të ndryshme, ka bërë me dije sot diçka vërtet interesante nga Anglia:
Rishqyrtimi zyrtar gjeti se Shëndeti Publik i Anglisë ishte duke i numëruar gabim vdekjet nga koronavirusi.
Vdekjet konsideroheshin si vdekje nga COVID-19 edhe nëse vdisnin nga çfarëdo shkaku tjetër muaj pasi ishin shëruar nga COVID-19. Ky gabim mund te ketë ndodhur në rreth 4.000 raste, ose gati 10% e vdekjeve totale nga COVID-19.
Ministri i Shëndetësisë së Anglisë pritet që ta deklarojë shifrën e re n fund të javës, pas rishqyrtimit dyjavor që gjeti gabimin. Gabimi statistikor u gjet nga profesorë të Universitetit të Oksfordit dhe të Universitetit East Anglia.
Moralet:
Sado shtet i fuqishëm dhe i zhvilluar është Anglia, megjithatë mund të bëjë gabime në kushte emergjence.
Universitetet, përmes akademikeve, kontribuojnë vazhdimisht në përmirësimin e të dhënave zyrtare.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.