Microsoft po përpiqet të konvertojë piratët e softuerit në klientëme pagesë duke ofruar 50% ulje në paketën Office.
Ghacks raporton se një mesazh i ri po shfaqet në shiritin e Office në aplikacionet pirate, duke i tunduar njerëzit me një ulje prej50% në një abonim të Microsoft 365.
Mesazhi të drejton tek një faqe zyrtare e Microsoft e cila njoftonse “softueri i piratuar ekspozon kompjuterin tuaj ndajkërcënimeve“. Microsoft paralajmëron piratët e Office se rrezikojnë të përballen me viruse, humbje të të dhënave dhepamundësinë për të marrë përditësime.
Çmimi i ulur nga Microsoft bën të mundur që piratët të paguajnëvetëm 49,99$ për abonimin 1 vjeçar në Microsoft 365 Family dhe vetëm 34,99$ për një vit të Microsoft 365 Personal.
Microsoft ka përdorur për vite me rradhë parullat “merr paketënorigjinale Office”, por është e rrallë të shohësh që prodhuesi isoftuerit të ofrojë zbritje kaq të mëdha për të kthyer piratët nëklientë me pagesë. Nuk duket të ketë zbritje as për versionin e përhershëm 149,99 $ Office 2021. Ashtu si përdoruesit e tjerë, Microsoft po përpiqet të tundojë piratët të kalojnë në abonimetzyrtare të Office, pasi kompania po kërkon të rrisë numrin e abonentëve të tij mbi 50 milionë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.