Microsoft rregullon gabimin tek kutia e kërkimit në Windows 10 - Business Magazine Albania

Microsoft rregullon gabimin tek kutia e kërkimit në Windows 10


 

Në vend që të tregojë rezultatet e kërkimit, instrumenti paraqet një kuti të madhe bosh. Microsoft ka rregulluar një defekt në Windows 10. Shumë përdorues postuan në rrjetet sociale se “Windows Search Bar” kishte pushuar së punuari. Përdoruesit thanë se kur përdorën mjetin e kërkimit në desktop, ajo paraqiste një kuti të zbrazët në vend të rezultateve relevante.

Disa orë pasi u raportua për herë të parë, kompania tha se “zgjidhi” problemin për shumicën e përdoruesve, por disa mund të kenë nevojë të rindezin kompjuterët e tyre.

Sistemi operativ Windows 10 ka 800 milionë përdorues në të gjithë botën. Microsoft nuk tregoi se sa përdorues janë ndikuar nga problemi.

Ky instrument është një nga lehtësuesit më të përdorur të Windows dhe ua bën më të lehtë përdoruesve të gjejnë skedarë, aplikacione, postë elektronike dhe përmbajtje tjetër të ruajtur në kompjuterin e tyre. Sidoqoftë, ndërsa ishte jashtë funksionit, përdoruesve u shfaqej vetëm një kuti e zbrazët gri.

Microsoft lëshoi një patch për këtë anomali dhe tha se nuk ka ndonjë provë që sistemi është depërtuar nga hakerët.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0