Microsoft prezanton agjentin e ri të AI të GitHub që programon për ju - Business Magazine Albania

Microsoft prezanton agjentin e ri të AI të GitHub që programon për ju

Microsoft prezanton agjentin e ri të AI të GitHub që programon për ju

Njësia e Microsoft-it, GitHub, prezantoi të hënën një agjent të ri të inteligjencës artificiale të quajtur Copilot, i cili është në gjendje të kryejë detyra specifike të programimit dhe të njoftojë përdoruesin sapo t’i përfundojë ato.

Pasi agjenti përfundon punën, zhvilluesit mund të rishikojnë kodin direkt nga GitHub – platforma më e përdorur për ruajtjen e kodit burimor. Ata mund të kërkojnë modifikime dhe më pas t’i lejojnë GitHub-it të shtojë automatikisht kodin në skedarët ekzistues. Lançimi u bë gjatë konferencës Microsoft Build në Seattle, dhe tregon përpjekjet e kompanisë për të integruar inteligjencën artificiale në mënyrë më natyrale në procesin e zhvillimit të softuerit. Ky agjent programimi mund të ndihmojë Microsoft-in të diferencojë mjetet e veta për zhvilluesit nga alternativat si Atlassian apo GitLab. “Duke përdorur modelet më të avancuara, agjenti shkëlqen në detyra me kompleksitet të ulët dhe mesatar në baza kodi të testuara mirë – që nga shtimi i funksioneve, rregullimi i gabimeve, zgjerimi i testeve, deri te refaktorimi i kodit dhe përmirësimi i dokumentacionit,” shkruan Thomas Dohmke, CEO i GitHub, në një postim në blog. Agjenti mbështetet nga modeli Claude 3.7 Sonnet i kompanisë Anthropic, sipas një zëdhënësi të GitHub. Kur i caktohet një problem agjentit Copilot në GitHub, ai përgjigjet me një emoji 👀 dhe vendos punën e tij në një skedar të ri, duke e shoqëruar me një përmbledhje të asaj që ka realizuar. Në vend që të kufizohet në një aplikacion për kompozimin e kodit, ai shfaqet si një anëtar i zakonshëm i ekipit të zhvilluesve.

Lexo edhe:Slater Jones humbi syrin dhe e zëvendësoi me një diamant!

“Agjenti Copilot përshtatet natyrshëm në rrjedhën e punës dhe e shndërron një përshkrim të detajuar në kod të prodhimit për vetëm disa minuta,” u shpreh Alex Devkar, zëvendëspresident i inxhinierisë dhe analizës në kompaninë Carvana, një shitës i makinave të përdorura. Në muajt e fundit, zhvilluesit dhe përdoruesit më pak teknikë kanë filluar të përdorin sisteme të reja si Cursor dhe Windsurf, që programojnë duke marrë vetëm disa fjalë udhëzuese. Këto mjete janë të njohura për krijimin e funksioneve të reja, ndërsa agjenti i GitHub mund të shërbejë më shumë për mirëmbajtjen e bazave ekzistuese të kodit. GitHub ka njohur rritje të vazhdueshme që kur u ble nga Microsoft në vitin 2018, duke gjeneruar mbi 2 miliardë dollarë të ardhura të përvitshme që nga vera e kaluar. Ndihmësi Copilot i GitHub, që së fundmi fitoi edhe funksionin “agent mode” për të konkuruar me platforma si Cursor dhe Windsurf, ka arritur mbi 15 milionë përdorues – katër herë më shumë se një vit më parë, njoftoi CEO i Microsoft-it, Satya Nadella, në një telefonatë me analistët. Një version falas i Copilot për individë ofron qasje të kufizuar. Ndërkohë, agjenti i ri i programimit nuk do të jetë falas. Ai do të jetë në dispozicion vetëm për përdoruesit me abonim Copilot Pro+ si dhe për organizatat me abonim Copilot Enterprise, sqaroi GitHub. Aktualisht është në version paraprak (preview), dhe GitHub do të mbledhë reagimet e para nga përdoruesit për përmirësime të mëtejshme.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0