Microsoft dhe Atom Computing bashkohen për të ndërtuar superkompjuterin më të fuqishëm në botë - Business Magazine Albania

Microsoft dhe Atom Computing bashkohen për të ndërtuar superkompjuterin më të fuqishëm në botë

Microsoft dhe Atom Computing bashkohen për të ndërtuar superkompjuterin më të fuqishëm në botë

Kompania e teknologjisë Microsoft po bashkëpunon me Atom Computing për të ndërtuar superkompjuterin kuantik më të fuqishëm në botë, i cili do të jetë i disponueshëm edhe për përdorim komercial.

Microsoft deklaroi se ky superkompjuter do të jetë një hap përpara në platformën e saj të kompjuterit kuantik, Azure Quantum. Përmes këtij bashkëpunimi, Microsoft do të integrojë pajisjet e avancuara të Atom Computing në platformën e saj, duke sjellë një gjeneratë të re të kompjuterëve kuantikë që mund të përdoren në treg.

Gjithashtu, kompania njoftoi se, në bashkëpunim me kompaninë Quantinuum, ka arritur të krijojë dhe lidhë 12 kubite logjikë shumë të besueshëm (kubitet janë njësitë bazë të informacionit në kompjuterët kuantikë). Ky është numri më i madh i kubiteve të lidhur me njëri-tjetrin deri tani, me një saktësi të lartë.

Ndërkohë, Atom Computing ka deklaruar se po punon me Microsoft për të përshpejtuar zhvillimin e superkompjuterëve kuantikë të cilët mund të zgjidhin probleme shumë të vështira, të cilat nuk mund të zgjidhen nga kompjuterët tradicionalë më të fuqishëm. Synimi i këtij bashkëpunimi është të krijohen zgjidhje të reja dhe të avancuara që do të ndihmojnë në zgjidhjen e sfidave shkencore dhe komerciale, si simulimet kimike, parashikimet, dhe zbulimin e reagimeve komplekse kimike.

Lexo edhe: OpenAI pritet të lançojë modelin e ri “Strawberry AI” në dy javët e ardhshme

Kompania Atom Computing shtoi se qëllimi afatshkurtër është përmirësimi i saktësisë në llogaritjet kuantike duke lidhur shumë kubite logjikë me shkallë të ulët gabimi. Ata synojnë të rrisin numrin e kubiteve fizike dhjetëfish me çdo gjeneratë të re të sistemit të tyre, duke sjellë përparime të rëndësishme më shpejt se sa është menduar më parë.

Kjo bashkëpunim është një hap i madh drejt ndërtimit të kompjuterëve kuantikë që mund të përballen me sfida reale dhe praktike, duke i dhënë organizatave mjetet më të avancuara për të zgjidhur probleme komplekse.

 

 

 

thequantuminsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0